Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Shkodër, konflikti për pronën, 1 i vdekur, 1 i plagosur

2012-04-22

Konfliktet për arsye pronësie janë rikthyer përsëri në Qarkun e Shkodrës. Një person është vrarë me armë zjarri kurse një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Hajmel të Shkodrës dhe sipas informacioneve të para policore, ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Sipas policisë, gjatë një konflikti ka mbetur i vrarë me armë zjarri Rrok Kaçori, nga fshati Hajmel dhe është plagosur Zef Kaçori, i cili rezulton të jetë nip i viktimës.

Burime të  policisë lokale njoftojnë se ndërkohë janë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë dhe ata janë vëllezërit Arra, banues në të njëjtin fshat me viktimat. Mendohet se ajo që ka çuar deri në vrasje mes dy fiseve ka qenë një konflikt pronësie i pazgjidhur, por ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur më tej rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë. 22 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.