Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

18 Maj 2013

Itali, sekuestrohet 535 kg “marijuanë shqiptare”

2012-04-23

Një aksion i ndërmarrë nga Guardia di Finanza, në afërsi të Kanalit të Otrantos, ka bërë të mundur sekuestrimin e 535 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas informacioneve, gjatë operacionit anti-drogë u sekuestrua një gomone  me gjatësi 7 metra, brenda të cilës u gjeten 9 çanta të mëdha, ku ishte ambalazhuar sasia e drogës, me sasi prej 200 kg marijuanë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në brigjet pranë vendit ku u gjet gomonia, u gjetën dhe disa çanta të tjera ku ndodhej sasia prej 335 kg marijuanë, e cila mesa duket ishte braktisur nga trafikantët.

Policia italiane ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të drogës të cilët dyshohet se origjinën e ka nga Shqipëria. 22 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.