Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

20 Maj 2013

Berat, vidhnin makina e lokale, tetë në pranga

2012-04-24

Dyshohet se grupi ka kryer grabitjen e pesë makinave dhe dy lokaleve në Berat dhe Kuçovë

Tetë persona, dy prej të cilëve nga qyteti i Beratit kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura brenda pak ditësh në këtë qark.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se mesditën e sotme ka përfunduar me sukses operacioni i koduar “Shtegtari”, gjatë të cilit është bërë e mundur ndalimi i shtetasve: Leonard Kuminja, 24 vjeç, vëllai i tij, Eduart Kuminja, 27 vjeç, Lefter Baha, 27 vjeç, Julian Biba, 37 vjeç,  të katër banues në qytetin e Elbasanit.

Së bashku me ta, kanë rënë në pranga edhe Arbër Çekrezi, 22 vjeç, banues në Gramsh, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me Dorian Hoxhën, 23 vjeç, Elton Metajn, 33 vjeç, banues në qytetin e Beratit dhe Zenun Zeka, 27 vjeç, banues në Krujë, kanë kryer vjedhjen e pesë makinave dhe dy lokaleve në qytetet e Kuçovës dhe Beratit, si dhe në fshatin Sinjë të këtij rrethi.

23 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.