Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

18 Maj 2013

Kurbin, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari, shkak, prona

2012-04-24

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në  rrethin e Kurbinit
Ngjarja e rëndë sipas informacioneve të para, mendohet të ketë ndodhur për motive pronësie.

Mësohet se 40-vjeçari Kujtim Farruku, nga fshati Gjorm i Kurbinit, është qëlluar me çifte nga kushëriri i tij.

Sipas policisë, dyshohet se shkak për plagosjen është bërë një sherr mes Farrukut dhe kushëririt të tij për arsye pronësie.

Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore, si dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë. 24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)



Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.