Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Pogradec, 4 persona në pranga, vodhën shinat e trenit për skrap

2012-04-24

Katër persona u arrestuan dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë vjedhur dhe shitur për skrap materiale që kanë hequr nga stacioni hekurudhor i Pogradecit, në Gurin e Kuq.

Të arrestuarit në operacionin e koduar “Skrapi” janë Eldi Palla, Albi Palla, Erigest Zeneli, Pëllumb Xhukellari, i cili është pronar i një pike skrapi në një fshat në Pogradec.

Ndërkohë, u bë shpallja në kërkim e 19-vjeçarit me iniciale C.K, banues në Cervenakë të Pogradecit.

Procedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm ka nisur pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi te konsiderueshme pllaka e gozhdë shinash të hekurudhës në stacionin e Gurit të Kuq dhe më pas i kanë shitur dhe grumbulluar për skrap. 24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.