Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

26 Maj 2013

Depresioni, vetëvaret 78-vjeçari nga Memaliaj

2012-04-25

I moshuari jetonte i vetëm në banesë që pas vdekjes së bashkëshortes

Depresioni dyshohet se është bërë shkak për vetëvarjen e një të moshuari nga
qyteza e Memaliajt. Burimet nga vendi i ngjarjes pohojnë se rreth orës 16:30 të ditës së sotme, është gjetur i vetëvarur në banesë 78-vjeçari Qani Dervishi.

I moshuari është gjetur i pajetë në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e dytë të një pallati në lagjen nr.1 të qytezës së minatorëve. Mësohet se i moshuari vuante nga epilepsia dhe kishte shfaqur shenja depresioni, që ditët e fundit ishin rënduar së tepërmi. Dervishi jetonte i vetëm pas vdekjes së bashkëshortes së tij, një vit më parë.

Për të kujdesej një grua, e cila ka qenë dhe personi i parë që ka konstatuar se i moshuari ishte vetëvarur. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar brenda pak minutash në vendngjarje. Uniformat blu kanë nisur hetimet e rastit, nga të cilat paraprakisht është konkluduar se shkak i vetëflijimit të të moshuarit është bërë depresioni.
24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.