Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi.
Prençi i ka paraqitur sot dorëheqjen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Ndërkohë, Hasan Gjergjeri është emëruar si drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës në vend të Prençit.
Shemsi Prençi ishte larguar nga pozicioni i drejtuesit të forcave operacionale, dhe prej disa kohësh mbante postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibër.
Ende nuk dihen arsyet që çuan në dorëheqjen e tij, por ish-kryepolici i Dibrës ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku do të bëjë me dije arsyet e këtij vendimi. 25 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.