Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Shemsi Premçi: Do të denoncoj shpellat e mafies së kromit që i kanë rrënjët në Tiranë

2012-04-25

Drejtori i dorëhequr i Policisë së Dibrës ka akuzuar strukturat më të larta të policisë dhe shtetit si të lidhura me afera mafioze

Në një deklaratë për mediat, ish-drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Shembi Premçi ka rrëfyer shkaqet që e çuan atë në vendimin e dorëheqjes nga ky post. Ai u shpreh se me marrjen e detyrës së tij të fundit si drejtor policie në Qarkun e Dibrës gjeti mbështetje të gjerë nga komuniteti i vendit dhe nga kolegët e tij, por jo nga strukturat e larta të policisë, të cilët siç tha Premçi, “i shërbejnë mafies së mineralit të kromit në Buqizë”.

“Jam përpara jush, pasi sot i dhashë vetes lirinë e nevojshme duke i dhënë dorëheqjen tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që ka në dorë vetëm çelësat e kashtës, pasi nuk mund të duroja më përballë mafies së kromit në Bulqizë. Por, ndeshja me mafien nuk do të mbarojë këtu. Kërcënimet e tyre me bukën e gojës deri dje apo me jetën siç mund të bëjnë tani e tutje, nuk do të më mposhtin”, - tha Premçi

Premçi u shpreh më tej se ai u gjet i vetëm në luftën ndaj asaj që ai e cilëson "mafia e kromit" dhe akuzoi strukturat më të larta të policisë, duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo SHKB, e deri te kryeministri i vendit dhe sistemi i drejtësisë, si të lidhur me aferat mafioze të mineralit të kromit në Bulqizë.

“Beteja ime është qytetare dhe aspak politike, nuk e shes emrin tim, kam provat e një lufte me shpellat e mafies së Buqizës që i kanë rrënjët në Tiranë. Do denoncoj në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në publik, pasi nuk janë të lidhura me shpellat e mafies. Ftoj gjithë struktura e shtetit të hetojnë mbi detyrën time të deritanishme”, - e mbylli deklaratën e tij për mediat, ish-drejtori i Policisë së Qarkut Dibër.

Kohët e fundit, bizneset të kromit pranë qeverisë akuzuan drejtorin e policisë se po bënte luftë selektive ndaj tyre, duke tejkaluar kompetencat dhe duke ndaluar eksportin e këtij minerali të rëndësishëm në tregjet e huaja. Një pjesë e biznesmenëve të kromit reaguan ashpër ndaj një aksioni të fundit të drejtuar nga Premçi, ku ai kishte bllokuar 14 kamionë të ngarkuar me krom për mangësi në dokumentacion. 25 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.