Gjykata e Elbasanit e kishte dënuar në mungesë për “vjedhje me dhunë e armë”, prangoset nga policia e Beratit, ndonëse kishte ndërruar identitet.
Burimet zyrtare të policisë së Beratit bën të ditur se 30-vjeçari Aleksandër Koleci, identiteti i vërtetë i të cilit ishte Daniel Jahollari, është ndaluar rreth orës 09:30 në banesën e tij në fshatin Vërtop.
Mësohet se i riu ishte dënuar në mungesë me 12 vjet burg, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë dhe me armë”. I riu ishte gjykuar dy vjet më parë, por kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit.
25 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.