Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

26 Maj 2013

Ekstradohet nga Athina i kërkuari për tentativë vrasjeje

2012-04-26

Interpol Tirana, ditën e djeshme ka kryer ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Meçaj, 27 vjeç, lindur në Fier.

Sipas informacionit të policisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg“ për shtetasin Ervis Meçaj, për kryerjen e veprave penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë“ dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake“.

Shtetasi Ervis Meçaj akuzohet pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, në Fier, ka tentuar të vrasë shtetasin  Sajmir Y.
Arrestimi i këtij shtetasi dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë u realizua si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën. 26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.