Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

25 Maj 2013

Durrës, 6 në pranga për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni

2012-04-28

Policia e Durrësit ka finalizuar ditën e sotme një operacion të koduar
‘Ura e Dajlanit’, në sajë të të cilit kanë rënë në pranga 6 persona të cilët akuzohen për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në këtë zonë.

Xhemal Bruka, 20 vjeç dhe Alfred Bruka, 27 vjeç, vëllezër me banim në Tiranë; Ermal Sula, 21 vjeç, banues në Tiranë; dhe Osman Sava, 44 vjeç, banues në Durrës, akuzohen për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.

Sipas policisë, është kryer dokumentimi me prova ligjore se personat e mësipërm kanë shfrytëzuar si prostitutë, nën presionin e dhunës, një grua 37-vjeçare nga Tirana. Ndërkohë, policia ka ndaluar edhe dy gra që ushtronin prostitucion, një 30-vjeçare e cila është kapur në flagrancë në zonën e‘Urës së Dajlanit’, ndërsa një 37-vjeçare është lënë të ndiqet në gjendjet lirë, pasi rezulton të jetë nënë e një fëmije të mitur.

Operacioni i organizuar nga struktura kundër trafiqeve të paligjshme në Durrës ka vënë në pranga edhe një 41-vjecar që rezulton i përfshirë si klient në këtë trafik të paligjshëm. 28 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)


Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.