Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në Dibër. Një makinë, tip ‘Benz’ brenda të cilës mësohet se ndodheshin dy persona, ka dalë nga rruga në zonën e quajtur ‘Ura e Topojanit’ dhe ka përfunduar në ujërat e lumit të Drinit të Zi.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilin po lëvizte mjeti, ndërkohë që ende nuk dihet gjë për fatin e dy personave që udhëtonin me të në momentin kur ndodhi aksidenti.
Ndërkohë, bëhet e ditur se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet në lumë për personat që rezultojnë ende të zhdukur. 30 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.