Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Ekspertizat zbardhin mënyrën e fshirjes së filmimeve të 21 janarit

2012-05-01

Serveri

Prokuroria dërgon në gjykatë Armando Kasën. Vijojnë hetimet për gardistët

Prokuroria ka përfunduar hetimet për IT-në e Kryeministrisë, Armando Kasa, duke e akuzuar për pengime për zbulimin e së vërtetës. Në kërkesën për gjykim, pasi bëhet një rezyme e të gjitha veprimeve për hetimin e vrasjeve më 21 janar, njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës thotë se kishte vlerësuar si të rëndësishëm për hetimin, sekuestrimin e pamjeve filmike, si dhe mjeteve teknike, me të cilat është realizuar filmimi nga kamerat e vendosura në godinën e Kryeministrisë, të cilat ruheshin në një DVR (server) të posaçëm.

Pas ngjarjes së datës 21 janar 2011, me një urdhër verbal të drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, janë urdhëruar strukturat përkatëse të Këshillit të Ministrave që të ruajnë të paprekura të gjitha regjistrimet vizive të sistemit të kamerave. Më datë 26 janar 2011, i është kërkuar sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave që të vërë në dispozicion të hetimit kopje të këtyre regjistrimeve. Në përgjigje janë dërguar vetëm regjistrimet e një kamere lëvizëse.

Në shkurt 2011, është përsëritur kërkesa për të dërguar regjistrime të të gjitha kamerave të sigurisë. Dy ditë më vonë, është kthyer përgjigje se kamerat e përmendura në shkresë i përkasin sistemit kryesor, i cili është jashtë funksionit që nga viti 2009. Më datë 4 mars është sekuestruar serveri. Është konkluduar nga ekspertimi se është bërë formatim i hard-diskut. Sipas përgjigjes, më datë 21 janar 2011, nga ora 19:24 deri në orën 19:36 është realizuar kopjimi i të dhënave të regjistruara, duke i regjistruar ato në një pajisje të jashtme (hard-disk, USB, DVD).

Prokuroria ka dërguar provat e sekuestruara në qeveri në laboratorët e FBI-së, i cili thotë se “për këto regjistrime janë bërë 16 kopjime, të gjitha në datat 21 dhe 28 janar 2011”. U konfirmua se serveri ishte formatuar. Prokuroria thotë se kopjimi i të dhënave të regjistruara nga pajisja DVR është bërë nga Armando Kasa, që ushtron detyrën e specialistit të IT në Kryeministri.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.