Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

26 Maj 2013

Mos kundërshtoni narkomanët, ka rrezik!

2012-04-19

Paralajmërimi

Policia e Durrësit pranon se një pjesë e hajdutëve janë narkomanë dhe, duke pasur parasysh që i kryejnë vjedhjet gjatë kohës kur nuk kanë se me se të blejnë dozën e radhës, rezistenca ndaj këtyre shtetasve mund të çojë edhe drejt një rreziku real. Për të përgatitur qytetarët, policia ka dhënë gjithashtu informacion për metodat kryesore që përdorin hajdutët dhe vendet që preferojnë ata për të vepruar. Kështu, policia thotë se ka grupe të miturish që veprojnë në mënyrë të organizuar kryesisht për vjedhje dyqanesh e agjencish. Njëri prej tyre jashtë dyqanit kryen veprime që tërheqin vëmendjen e shitësit, ndërsa tjetri përvetëson shuma parash apo sende me vlerë në dyqan. Vjedhja me tërheqje e çantës së dorës, bizhuterive dhe celularëve është ndër më të përhapurat në ambiente publike, kryesisht ku ka shumë lëvizje. Një tjetër vend tepër i përdorur nga hajdutët janë hyrjet apo shkallët e pallateve.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.