Mbi gjysmë toni marijuanë e një cilësie të lartë, e ndarë në 21 çanta, u sekuestrua nga policia italiane në plazhin “Ciolo”. Ka qenë një telefonatë anonime ajo që sinjalizoi autoritetet për lëvizjet në këtë territor dhe policia gjeti pranë disa shkëmbinjve, afër bregut, disa çanta të mëdha që edhe më parë dyshohet të jenë përdorur për të përdorur materiale të paligjshme. Siç raportohet nga mediat italiane, në çdo çantë ndodheshin rreth 30 kilogramë marijuanë, e paketuar në mënyrë perfekte për të përballuar çdo lloj transporti. Në total u gjetën 12 çanta me rreth 350 kilogramë marijuanë në zonën e Santa Maria di Leuca, në një gomone 7 metra të gjatë, ndërsa 9 çanta të tjera të gjetura pak më tutje mbanin rreth 200 kilogramë marijuanë e cila dyshohet me origjinë shqiptare, por e braktisur nga trafikantët pas ndërhyrjes së policisë. Sasia e drogës u bllokua nga Guardia di Finanza dhe si rrjedhojë e këtij operacioni vijojnë hetimet për kapjen e përgjegjësve të trafikut.
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.