Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Vetëvritet me armë gjahu 26-vjeçari

2012-05-01

Lushnjë

Një i ri nga fshati Ngurrëz e Vogël në Komunën Krutje të Lushnjës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës së të shtunës në vendin e quajtur Gozhokë në këtë fshat. Sipas policisë, 26-vjeçari me inicialet A.Ç është gjetur i pajetë në një kanal. Ai ka kryer vetëvrasje duke e qëlluar veten poshtë mjekrës me një armë, që ia kishte marrë shokut të tij më të ngushtë. Nga deklarimet e këtij të fundit është mësuar se viktima ia ka kërkuar armën për të dalë për gjah dhe ai nuk i dinte qëllimet e vërteta. Familjarët e viktimës thanë se kohët e fundit i riu kishte shfaqur probleme.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.