Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

24 Maj 2013

Lihet i lirë burri i dhunshëm

2012-04-25

Vendimi

Pas ngjarjes që ndodhi të hënën paradite, rreth orës 11:00 në një zyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, ku Anesti Mëngjesi 47 vjeç, banor i fshatit Pojan të Rrethit të Fierit, dyshohet si autor i dëmtimit fizik të ish-bashkëshortes, Zhaneta Peto, policia ka nisur ndaj tij procedim penal për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, Anesti Mëngjesi do të hetohet në gjendje të lirë. Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 11.00 të datës 23 prill 2012, në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Fierit, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për vazhdimin e efekteve të urdhrit të mbrojtjes për ish-bashkëshorten e tij, Zh. Mëngjesi, ai e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime. Nga burime të tjera të gazetës mësohet se Mëngjesi ka pretenduar para hetuesve se e ka goditur me grushte, pasi ish-bashkëshortja e ka ofenduar dhe e ka qëlluar me celular.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.