. .
  01/12/2007
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Rudi Vata: Kombėtarja? Nevojitet revolucion

Shkodrani fajėson vetėm trajnerin Bariē pėr dėshtimin nė dy takimet e fundit nė "Euro 2008"

Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombėtares shqiptare, tani menaxher i FIFA-s, mbetet i palėkundur nė qėndrimin e tij se Bariē ishte njė zgjidhje e gabuar pėr Shqipėrinė. Disfatėn me ndeshjet kundra Bjellorusisė dhe Rumanisė ai ia faturon rreshtimit tė gabuar tė kroatit. Ish-kapiteni mendon se trajneri i ardhshėm duhet tė jetė shqiptar dhe se sportit nė vendin tonė i nevojitet njė revolucion.

Rudi Vata, pasi keni marrė licencėn si menaxher i FIFAS, keni ndėrtuar kompaninė "Vata vision Football management". Cilat janė tė rejat e fundit nga aktiviteti juaj si menaxher lojtarėsh?

"Vata vision Football management" ėshtė njė kompani e stabilizuar nė Britaninė e Madhe. Kam partnerė nė Londėr, Gjermani dhe po ashtu nė Shqipėri. Puna jonė ėshtė tė gjejmė talente djem me perspektivė, nė mėnyrė qė tė kenė njė shans dhe tė evidentohen nė tė ardhme si futbollistė me vlera dhe tė arrijnė rezultate nė arena tė ndryshme ndėrkombėtare. Njėkohėsisht merremi edhe me transfertat e lojtarėve, ku do tė veēoja atė mė tė rėndėsishmen deri mė tani tė lojtarit Gary Oconor nga Lokomotiva e Moskės te skuadra Birmingham City. Kemi bėrė edhe transferta tė tjera nė Rumani, Skoci apo vende tė tjera.

Le tė ndalemi pak te Kombėtarja shqiptare, e cila vazhdon tė jetė njė temė e nxehtė bisedimi pėr dashamirėsit e futbollit. Cili ėshtė komenti juaj pėr dy ndeshjet e fundit kundra Bjellorusisė dhe Rumanisė?

Janė bėrė shumė komente nga specialistėt. Nuk mund tė kem ndonjė koment special. Kėto dy ndeshje ishin njė pasqyrė krejt e kundėrt krahasuar me dhjetė ndeshjet e mėparshme. Se ēfarė ndodhi, se si u shpėrfytyrua ajo Kombėtare qė ne e pamė me njė imazh tė bukur, njė vizion tjetėr, ėshtė pėr tė ardhur keq. Atė moment kur ne tė gjithė menduam se erdhi momenti tė bėnin hapin e madh, tė paktėn tė arrinin nė vendin e katėrt, qė do ta fusnin kėtė Kombėtare nė historinė e futbollit shqiptar, ndodhi shpėrfytyrimi dhe gjithēka qė ishte ndėrtuar nė dhjetė ndeshje u shkatėrrua. Trajneri Bariē e di mirė se ēfarė ka ndodhur me Kombėtaren shqiptare, pasi ai e ndėrtoi atė skuadėr dhe ajo u shkatėrrua nė duart e tij. Megjithatė, mendoj se Kombėtarja shqiptare ka nevojė pėr revolucion. Duhet tė fillojmė me hapa tė vegjėl pėr tė vijuat te tė mėdhenjtė. Problemi ynė ėshtė se ne kemi dashur tė bėjmė qė nė fillim hapin e madh dhe atje jemi rrėzuar.

Ka shumė zėra pėr shitje tė dy ndeshjeve, apo njė loje tė dobėt nga klane lojtarėsh pėr tė larguar trajnerin Bariē...

Unė e kam parė ndeshjen me Bjellorusinė nė stadium. Besoj qė nė kėtė ndeshje Kombėtarja shqiptare u mund tė fushė nė tė gjitha drejtimet. Mendoj se nuk ishte njė komplot. Do tė ishte absurde tė ishte njė komplot, pėr vetė faktin, siē e thashė mė parė, se kėta futbollistė do tė hynin nė histori si djemtė qė pėr herė tė parė arritėn njė vend pozitiv, siē ishte vendi i katėrt nė grup. A mund tė ndodhė? Sigurisht qė po. Unė si ish-futbollist nuk e quaj normale, por ēdo gjė ėshtė e mundshme. Ata djem kishin tė gjitha mundėsitė tė fitonin respektin e gjithė kombit dhe jo imazhin e keq, siē ndodhi pas dy humbjeve tė turpshme. Shqipėria humbi nė terrenin e fushės, Shqipėria humbi po ashtu nė anėn taktike, fizike, pra me Bjellorusinė ishte nė fushė njė skuadėr e mundur nė tė gjitha drejtimet.

Dhe fajtori pėr kėtė?

Fajtori kryesor ėshtė trajneri Bariē, pėr vetė faktin se ai ėshtė njė trajner me eksperiencė tė gjatė dhe se nuk ishte shumė natyrale tė jepte deklarata se do tė marrim aq apo kaq pikė nė dy ndeshje. Mendoj se futbolli luhet nė fushė dhe jo pėrpara mikrofonave tė gazetarėve nė konferenca shtypi. Arrij tė kuptoj se shqiptarėve u pėlqejnė tė tilla deklarata. Megjithatė, dolėn njė blof i vėrtetė. U zhgėnjye njė Shqipėri e tėrė. Ai ka pėrgjegjėsitė kryesore me vetė rreshtimin qė i bėri skuadrės dhe se ndryshoi sistemin momentin e fundit, nė njė kohė kur Shqipėria kishte ndėrtuar njė imazh me njė sistem mė mbrojtės. Unė gjithmonė kam menduar qė ai ka gjetur lojtarėt e pėrshtatshėm pėr kėtė sistem. Por ēuditėrisht pas dhjetė ndeshjeve ku luajtėm mirė, nė ndeshjen me Bjellorusinė ndryshon sistemin dhe skuadra u shpėrfytyrua nė tė gjitha drejtimet.

Si u ndje Rudi Vata nė "Qemal Strafa", nė mbarim tė kėsaj ndeshjeje, kur tifozėt brohorisnin nė kor: "E shitėn, E shitėn"?

Mendoj se iu krijua njė natė trishtimi nė atė natė tė keqe me shi. Tifozėt kishin bėrė me qindra kilometra pėr tė ardhur atje dhe shpresonin nė ndjekjen e njė ndeshjeje e cila do tė na ēonte drejt vendit tė katėrt. U zhgėnjyen. Aq mė shumė se kundėrshtari ishte skuadra mė e dobėt nė grup e rrahur nga Luksemburgu njė ndeshje mė parė, qė do tė shėnonte fitoren e parė pėr Luksemburgun si shtet. Normalisht qė u ndjeva keq.

Keni qenė njė kritik i ashpėr i Bariēit qė nė momentin kur presidenti Duka firmosi pėr ardhjen e tij nė krye tė pankinės kuqezi. Tashmė ai ka dhėnė dorėheqjen. Ēfarė mendoni pėr punėn e tij nė drejtimin e Kombėtares?

Unė kam qenė kritik nė radhė tė parė pėr moshėn e Bariē. Mendoj se futbolli shqiptar ėshtė njė gangrenė e madhe, qė ka nevojė pėr njė mjek tė ri me energji qė t‘i gjejė ilaēin kėsaj gangrene. Ai nuk kishte energjitė e duhura pėr ta njohur e ndjekur futbollin shqiptar. Puna e tij mund tė quhet normale. E theksoj, futbolli shqiptar ka nevojė pėr njė revolucion.

Jeni shprehur se e keni ėndėrr qė njė ditė tė drejtoni Kombėtaren shqiptare si trajner ose si drejtor teknik. Vazhdoni ta keni kėtė ambicie, e shikoni tė realizueshme njė ditė?

Jeta ime ėshtė e lidhur me futbollin. Jeta ime pa tė ėshtė e pakuptimtė. Unė jam dashuruar pas kėtij sporti qė nė moshėn 6-vjeēare. Kur dashurohesh pas diēkaje, ajo ndjenjė mbetet pėr tėrė jetėn. Kombėtares i kam shėrbyer 12 vite me radhė, duke mbajtur shiritin e kapitenin nė mbi 30 ndeshje. Shpresoj qė tė gjithė ata qė kanė dhėnė pėr futbollin shqiptar tė rehabilitohen. Tė na njihen vlerat dhe tė na kėrkojnė t‘i shėrbejmė atdheut tonė.

Pas largimit tė Bariē, FSHF po kėrkon njė trajner tė ri. Kush mund tė jetė njeriu i pėrshtatshėm pėr punėn, sipas jush?

Nėse do tė flasim pėr trajner shqiptar, them se ka qė janė po aq tė aftė sa edhe ata tė huaj. Nga eksperiencat e mia me trajnerėt shqiptarė mund tė them me konfidencė se ata kurrė nuk janė mbėshtetur nga FSHF, si nga ana financiare, ashtu dhe nga ajo morale. Ata nuk kanė punuar nė kushte komode apo tė rehatshme. Gjithmonė kanė qenė nėn presionin e njerėzve dhe nga ana financiare kanė qenė tė diskriminuar. Nė tre sezone ne kemi pasur trajnerė tė huaj, tė cilėt nuk janė paguar pak. Rezultatet janė tė ngjashme me trajnerėt shqiptar. Duke punuar si menaxher i FIFA-s, i kam ofruar Kombėtares shqiptare dy kandidatura, atė tė Valter Zengės dhe tė Litbarskin. Nėse do tė ishte nė dorėn time, do tė shikoja pėr njė trajner shqiptar, por duke e mbėshtetur si nga ana financiare, ashtu dhe nga ajo morale. Na duhet njė trajner me karakter tė fortė, qė di tė marrė vendime. Mbi tė gjitha do tė jetė nė terren nė stadiumet shqiptare ku luhet futbolli, pėr gjetur e motivuar talentet e reja, qė duan tė veshin fanellėn kuqezi.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008