. .
  10/10/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Atentati, kapet ish-truproja e Hajdarit

Marjan Gryka akuzohet pėr kallėzim tė rremė dhe armėmbajtje pa leje: Stisi plagosjen e tij nė Shkodėr

Policia e Shkodrės arreston pėr kallėzim tė rremė dhe armėmbajtje pa leje Marjan Grykėn, ish-truprojėn e deputetit tė vrarė, Azem Hajdari. Gryka, i cili ėshtė aktualisht kryetar i shoqatės "Azem Hajdari", u gjet i plagosur lehtė nė kėmbė me armė zjarri mbrėmjen e 27 shtatorit nė aksin rrugor Shkodėr-Zogaj. Dje, ai u prangos nga policia, pasi nga hetime rezultoi se ka stisur historinė e atentatit.

Burime konfidenciale nga policia e Shkodrės bėjnė tė ditur se nė bazė tė provave biologjike dhe kimike, ekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit balistik tė armės sė gjetur nė vendin e ngjarjes, si dhe duke marrė parasysh thėniet kontradiktore tė vetė tė dėmtuarit, ėshtė arritur nė konkluzionin se i dėmtuari Marjan Gryka nuk ėshtė plagosur nga persona tė tjerė, siē pretendon. Njė zyrtar i policisė sė Shkodrės, tha se provat e siguruara provojnė se Marjan Gryka ka bėrė kallėzim tė rremė se e kanė plagosur, pasi realisht ai ėshtė vetėplagosur.

Nė tė njėjtėn kohė, policia pohon se arma e zjarrit, tip pistoletė, e gjetur nė makinėn e Marjan Grykės, natėn e ngjarjes, ėshtė njė armė pa leje qė e mbante personi nė fjalė dhe gėzhojat qė janė gjetur nė vendin e ngjarjes korrespondojnė me armėn e gjetur nė makinė.

Marjan Gryka u gjet i plagosur mbrėmjen e 27 shtatorit nė rrugėn qė tė ēon pėr nė Zogaj. Ai tha se i kishin dalė pėrpara disa persona tė veshur si policė dhe sapo ai ka ndaluar, ata kanė qėlluar pesė herė me pistoletė nė drejtim tė tij, por duke e plagosur vetėm nė kėmbė.

Nga i dėmtuari, gjithēka ėshtė cilėsuar si njė ngjarje me motive tė pastra politike. Sipas tij, ky atentat ka ardhur pasi njerėz nė pushtet nuk duan qė tė rihapet dosja e Azem Hajdarit. Por, sipas policisė, provat materiale dhe shkencore vėrtetojnė se gjithēka ėshtė sajuar nga i dėmtuari, i cili ka qėlluar veten me pistoletė.

Tashmė Marjan Gryka, i cili gėzon shėndet tė mirė, duhet tė pėrballet me dy akuza: armėmbajtje pa leje dhe kallėzim tė rremė. Mėsohet se menjėherė pas arrestimit, Gryka ėshtė dėrguar nė dhomat e paraburgimit nė Shėn Koll tė Lezhės.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008