|
Kadare: Intrigat qė fshihen pas sulmit ndaj Skėnderbeut Shkrimtari i njohur bėn thirrje pėr mbrojtjen e identitetit shqiptar: Pėrbaltja, rrėnim pėr kombin tonė Dramaturgjia pėrbėn
pjesėn mė tė papėrfillshme
nė letrat shqipe.
Nga ana e saj, jeta teatrale
nuk ka shkėlqyer kurrė nė
kėtė zonė tė Ballkanit. Shqipėria
ėshtė i vetmi vend nė Europė qė
nuk ka ende njė ngrehinė teatri,
tė denjė pėr kėtė emėr. Teatri
Kombėtar i sotėm, ish-Teatri
Popullor i kohės sė komunizmit,
i cili quhej dikur Kinema Kosova,
nuk ka qenė veēse njė ndėrtesė e
pėrkohshme, nga ato qė ushtria
italiane i pėrdorte pėr zbavitjen
e trupave tė saj. Pėr njė habi, qė
nė pamje tė parė ngjan e pashpjegueshme,
faktorėt proteatrorė
nė Shqipėri janė tė barabartė me
ata kundėrteatrorė. Duket sikur
nga pėrplasja e tyre nuk mund tė
kishim veēse kėtė tokė tė askujt.
Ndėr rrethanat qė mund ti
jepnin shtysė tė ndjeshme teatrit
shqiptar, dallohen tri kryesoret.
E para, vendi i shqiptarėve, qė
prej mijėra vitesh ėshtė fqinj me
atė tė grekėve, trualli ku lindi
teatri antik. Pėr nga gėrmadhat
e moēme teatrore, Shqipėria
ėshtė ende sot njė nga vendet mė
tė pasura nė kontinent. E dyta,
doket shqiptare, qoftė tė gėzueshmet,
qoftė tė pėrzishmet, kanė
njė ngjyrim tė theksuar teatror.
E treta, vetė tipologjia e njeriut
shqiptar, gjestet, e folura, dėshira
pėr tu dukur, etja pėr lavdi, pėr
publik e pėr duartrokitje e afrojnė
atė mė shumė nga teatri se nga
realizmi.
Faktorėt e kundėrt me kėto
nuk kanė qenė as mė tė paktė e
as mė tė dobėt. Nė pesė shekujt e
sundimit osman, nė mos ndalimi
i plotė i teatrit, armiqėsia e shtetit
turk ndaj tij, bėri qė shtetasit e
perandorisė tė largoheshin nga
trazimet qė jepte skena. Gjysmė
i ndaluar, teatri pati njė zhvillim
fare tė druajtur vetėm atėherė
kur Turqia ndihej e detyruar ti
bėnte lėshime Europės dhe europianizmit.
Vendet nėn pushtim
zakonisht skanė teatėr tė zhvilluar.
Mungesa e jetės shoqėrore,
e institucioneve dhe pasioneve
partiake, e jetės parlamentare,
e tribunave dhe pėrplasjes sė
ideve, e fushatave dhe proceseve
tė mėdha, sė fundi, mungesa e
shtypit tė lirė, tė gjitha kėto kanė
bėrė qė tundimi teatror tė mos
kėndellej asnjėherė.
Koha ēerekshekullore e dy
mbretėrive shqiptare, me njė
rend republikan midis, ishte e
pamjaftueshme pėr tė davaritur
pėrgjumjen e njė nate pesėshekullore.
Ideja e Fan Nolit,
pėr tė pėrdorur drama tė tilla
si "Jul Cezari" i Shekspirit, ose
"Armiku i popullit" i Ibsenit, si
ushqim zėvendėsues, nė mungesė
tė dramaturgjisė shqiptare,
ishte e fisme si ide, por iluzore nė
thelbin e saj.
Si tė mos mjaftonte kjo mbrapshti,
pikėrisht kur po vinte koha
e zgjimit tė vėrtetė, mbi teatrin
shqiptar ra njė fatkeqėsi e re:
faktori komunist. Sngjante me
pėrgjumje, pėrkundrazi shoqėrohej
me lodėrti dhe zhurmė
festash e olimpiadash, por, nė tė
vėrtetė, ishte mė e keqe se gjumi.
Ndėrsa gjithė letrat shqipe i vuajtėn
teoritė varfėruese tė realizmit
socialist, heroin pozitiv zotėrues,
urrejtjen klasore, klimėn e hareshme
drejtpeshuese, e tė tjera
marrėzi tė ngjashme, teatri ishte
ai qė do tė rrėzohej pėrfundimisht
prej tyre. I luajtur nė skenė
pėrpara sallave tė mbushura,
tė cilat syrit dyshues tė shtetit
i ngjanin si salla tė mundshme
mitingjesh kundėr tij, teatri iu
nėnshtrua njė censure paranojake.
Pėr tė dhėnė veē njė shembull,
mjafton tė pėrmendim teorinė e
mungesės sė konfliktit, asaj qė
i hiqte teatrit edhe mundėsinė
e fundit tė ballafaqimit, qoftė
edhe nė mėnyrė fare tė druajtur,
tė mendimeve disi tė ndryshme.
Njė nga marrėzitė mė tė mėdha,
ishte zotėrimi i heroit pozitiv, i cili
u bė aq i mėrzitshėm e i bezdisshėm,
saqė nė krahasim me tė,
personazhet negativė, pijanecėt,
horrat, kumarxhinjtė, borgjezėt
e rrėzuar plot vese, ngjanin mė
tėrheqės se pozitivėt, duke rrezikuar
tė bėhen model pėr spektatorėt.
Nga frika e njė gjėje tė tillė,
u shpik teoria e radhės, qė nė
teatėr konflikti midis "tė mirit e
tė ligut" tė zėvendėsohej me njė
tjetėr, atė tė konfliktit midis "tė
mirit" me "mė tė mirin"!
Ishte njė nga shenjat qė jo
vetėm tė ashtuquajturit art socialist,
por gjithė rendit, po i
vinte fundi.
2.
Nė fundajėn e varfėr e tė pikėllueshme
qė u pėrmend mė
lart, nuk mund tė kishim veē njė
prodhim tė paktė e tė varfėr teatror.
Nuk ishte e rastit qė drama
e parė shqipe u shkrua jashtė
Perandorisė Otomane, nga arbėreshi
Franēesk Anton Santori, aty
nga mesi i shekullit XVIII. Ashtu si
nuk qe e rastit qė njė nga dramat
e rralla tė mėvonshme, "Izraelitė
e filistinė" e Fan Nolit, siē e tregonte
titulli, ishte tepėr larg jetės
shqiptare. Mė pas, dy komeditė e
Anton Zako Ēajupit, "Pas vdekjes"
dhe "Katėrmbėdhjetė vjeē dhėndėr",
tė vetmet qė vazhdojnė tė
luhen deri nė ditėt tona, arritėn
tė sjellin nė skenė diēka nga jeta
shqiptare.
Pjesė teatrale patriotike,
shpesh sentimentale, disa herė
me subjekte antike, si ato tė
Ethem Haxhiademit, e krahas
tyre drama moralizante dhe pjesė
teatrale me subjekte edukuese,
emancipuese e fetare, si ato tė
shkrimtarėve katolikė veriorė,
ndėr tė cilat "Juda Makabe" e At
Gjergj Fishtės, ishin tė pamjaftueshme
pėr tė siguruar njė klimė tė
vijueshme tė jetės teatrore.
Nė kėtė tablo tė paktė e manastirore,
ėshtė e kuptueshme
qė kėrkesat e ligjshme pėr njė
dramaturgji tė nivelit tė lartė
vetvetiu do tė zbeheshin. Ėshtė
kjo njė arsye mė tepėr qė ti
gėzohemi ndoshta mė tepėr se
ēduhet zbulimit tė dorėshkrimit
tė njė drame, zbulim qė nė kushte
tė tjera tė njė zhvillimi normal tė
dramės do tė kalonte ndoshta jo
fort i vėrejtshėm.
Ėshtė fjala pėr dramėn "Foleja
kombėtare" e Mithat Frashėrit,
personalitet i shquar i jetės kulturore
dhe politike shqiptare,
bir dhe nip i familjes sė madhe
tė Frashėrllinjve. Ėshtė njė rast i
qartė kur personazhi e kapėrcen
dukshėm veprėn e vet, nė kėtė
rast dramėn e vetme qė e ka lėnė
nė dorėshkrim.
Kur njė shkrimtar kthehet nė
lider, ose anasjelltas, lideri nė
shkrimtar, gjithmonė krijohen
probleme. Me Mithat Frashėrin,
alias Lumo Skėndo, ēėshtja ėshtė
mė e ndėrlikuar. Prozator me
talent tė spikatur, shkrimtar fin,
autor, ndėr tė tjera, i librit me tregime
dhe novela "Hi dhe shpuzė",
si dhe i kujtimeve pėr njė udhėtim
tė vitit 1915 nė Zvicėr, pamjet e
sė cilės i ripėrtėrijnė ėndrrėn e
vjetėr tė rilindėsve pėr ta parė
atė vend si model tė ardhshėm
tė Shqipėrisė europiane, Mithat
Frashėri ėshtė zhvendosur disa
herė nga letėrsia nė politikė dhe
anasjelltas, derisa e ka lėnė kėtė
botė nė moshėn gjashtėdhjetenėntėvjeēare.
Pėr vdekjen e tij
misterioze, nė njė hotel tė Nju-
Jorkut, mė 1949-ėn, gjithmonė e
mė tepėr shtohen dyshimet se ka
qenė vepėr e zbulimit tė fshehtė
sovjetik pėr llogari tė aleatit tė
tij, Shqipėrisė komuniste. Nė
kėtė rast, do tė kishim tė drejtė
tė thoshim se nga dy pasionet e
tij nė jetė, ishte politika ajo qė ia
mori jetėn, nė kohėn qė letėrsia i
dha njė jetė tė dytė.
Ndėrsa vepra e tij letrare nė
prozė ka zėnė vend nė fondin e
thesarit shqiptar tė letrave, drama
"Foleja kombėtare" nuk ka
qenė veēse njė incident, aspak
me kuptimin e keq tė fjalės. Ai
vetė duhet ta ketė gjykuar si tė
tillė, pėrderisa nuk e ka botuar,
por as asgjėsuar. Mė tepėr se njė
dramė ėshtė drafti i njė drame,
njė synim, njė skicim, njė ngrehė
paraprake pėr pjesė teatri, e lėnė
nė kantier, siē u ndodh shpesh
njerėzve tė letrave. Nė fund tė
fundit, mund tė merret si njė
peng a qortim ndaj dramaturgjisė
sė kursyer shqiptare, e cila gati
dy shekuj pas dramės sė parė
shqipe, ende ska qenė nė gjendje
tė japė njė pjesė tė madhe teatri,
nga ato qė skenat e ēdo vendi e
presin gjithmonė me padurim.
"Foleja kombėtare", ndonėse
e pakryer si vepėr, zgjon interes
pėr njė vlerė gjithmonė tė ēmuar
nė art: synimin pėr pėrmasa tė
mėdha. Sėshtė vetėm rrokja e
dy trazimeve themelore tė jetės
shqiptare pėr gati njė shekull,
ndriēimi pėrmes dijes dhe arsimit
tė kombit nė mėnyrė paralele,
pėr meshkujt dhe pėr femrat, as
pėr listėn tepėr tė lartė e tė fisme
tė personazheve, duke nisur nga
Naim Frashėri, At Gjergj Fishta,
Lef Nosi, Jani Vreto, Pashko Vasa,
Sami Frashėri, sulltani turk, motrat
Qiriazi, ministri i Jashtėm
turk etj., pėr tė pėrfunduar te
pjesa e pafisme, si spiuni shqiptar
Halil, qė spiunon Naimin te vetė
ministri i Brendshėm turk etj.
Ėshtė fjala pėr trajtimin dramatik
tė gjithė kėsaj lėnde nė njė
horizont tė gjerė, tė njohur tepėr
rrallė, pėr tė mos thėnė tė panjohur
pėr teatrin ballkanik. Ėshtė
fjala pėr skenat, si ajo e aktit tė
parė, ku autori, natyrshėm e pa
asnjė kompleks, vendos pėrpara
nesh dy personazhe, qė pėr nga
qėllimet janė mė tė largėt se dy
planetė: sulltanin turk Abdyl Hamitin
dhe poetin shqiptar Naim
Frashėri. Dialogu midis tyre ėshtė
mė se befasues e paradoksal. Sulltani
e paralajmėron, mė saktė, e
kėrcėnon Naim Frashėrin, se pėrgjegjėsia
pėr trazimet qė mund tė
sjellė ēelja e shkollave shqipe, do
ti bjerė atij si njė nga zyrtarėt mė
tė lartė tė censurės perandorake!
(Diēka aspak e shpikur prej autorit
- nip tė poetit tė madh.)
3.
Qė Mithat Frashėri e hodhi
pėr herė tė parė e, me sa duket, tė
fundit, kėtė dėshirė tė tij teatrore,
nė vitet tridhjetė, dėshmonte se
dy ēėshtjet qė do tė pėrcaktonin
fatin e mėtejshėm tė kombit:
shkollat shqipe dhe emancipimi i
gruas shqiptare (tė dyja tė zhytura
nė terr prej osmanllisė) ishin
ende probleme tė ditės, madje
do tė vazhdonin tė ishin tė tilla
nė tė ardhmen.
Mithat Frashėri, i fajėsuar me
gjithė koleksionin e akuzave,
tė cilat njeriu shqiptar, pėr fat
tė keq, i pėrdor aq bujarisht, i
himnizuar me koleksionin tjetėr,
tė kundėrtin, si "gjeni i kombit",
qė njeriu shqiptar, pėrsėri pėr
fat tė keq, i pėrdor aq koprracisht
kur duhet, e aq pa vend
kur nuk duhet, ka shfaqur disa
herė parashikime me tė vėrtetė
profetike. Sikur ta ndiente nga
do ti vinte jo vetėm fatkeqėsia e
re kombit shqiptar, por atij vetė,
vdekja, ishte i pari njeri nė botė
qė gjeti njė fill bashkues midis
ngjarjeve tė 1917-ės nė Rusi dhe
rebelimit proturk tė Haxhi Qamilit
nė Shqipėri, katėr vite mė
parė, mė 1913!
Si njė paralajmėrim ndėshkimi
pėr atė profeci, dy vite pėrpara
vrasjes nė Nju-Jork, armiku
numėr njė i Frashėrit, shefi i
komunistėve shqiptarė, shkroi
tė vetmen sprovė historike, kushtuar
Haxhi Qamilit, ku, nė
kundėrshtim tė plotė me gjithė
mendimin shqiptar, e himnizonte
tė ēmendurin mizor nga
Sharra, qė nėn zhurmėn e daulleve
dhe ulėrimave "Dum Babėn!"
(lexo Sulltanin) kėrkonte kthimin
e Shqipėrisė nėn sundimin
osman.
Kjo kundėrvėnie e dy personazheve
rrotull psikopatit
turkofil ishte kuptimplotė. Ajo
dėshmonte se sundimi osman
nė Shqipėri ishte mė keq se njė
sundim ushtarak. Ajo dėshmonte
synimin osman, jo thjesht pėr ta
mbajtur tė sunduar Shqipėrinė,
por pėr ta zhbėrė si tė tillė. Turqizmi
i popullit shqiptar ishte
projekti mė i lemerishėm me tė
cilin atij i ra fati tė ndeshet. Pėr
fat tė keq, mekanizmat mbrojtės
tė tij nuk u treguan tė aftė pėr tė
shmangur plotėsisht tė keqen.
Pėr vizionin otoman, ndėr popujt
e Ballkanit, populli shqiptar
ishte ai qė ndėrkaq kishte vdekur.
Ai pėrftohej si turk, trajtohej si i
tillė, me fjalė tė tjera favorizohej
si turk, por, ndėrkaq, nėse kėrkonte
identitetin e vet, ndėshkohej
egėrsisht si turk i pabesė.
Njė pjesė e tragjedisė shqiptare
ishte pikėrisht interpretimi i
keq i statusit tė tij. Nė vjershėn e
dėgjuar "Jam turk, elham-dulila",
poeti Esad Mekuli e shpallte me
dėshpėrim kėtė nyjėtim dramatik
ku kishte ngecur ende si nė kurth
njeriu shqiptar. Shumė njerėz
bėnin pyetjet: pėrse Shqipėrisė i
shkojnė punėt mbrapsht? Pėrse
pėr tė tjerėt po zbardhte liria, e
pėr Shqipėrinė jo?
Rilindja shqiptare, bashkė me
pararendėsit dhe pasrendėsit e
saj, e kapi hijen e vdekjes qė po
i vėrtitej kombit. Robėria e gjatė
po pillte filozofinė e robėrisė,
ngadhėnjimi i sė cilės do tė ishte
shumė herė mė fatal se robėria
vetė. Shkrimtarėt veriorė, Budi,
Bardhi, Bogdani, mė pas arbėreshėt
me De Radėn nė krye, e fill
pas tyre vargu i vetė rilindėsve, tė
herėt a tė vonė, si Naimi, Mjeda,
Ēajupi, Fishta e deri te Noli, u
ranė gjithė kambanave qė duhej
tė zgjonin shqiptarėt, pėr ti ngritur
kundėr robėrisė, por sidomos
kundėr filozofisė sė saj.
Pėr aksionin e saj, dėshpėrimisht
solemn, Rilindja shqiptare
solli nė Shqipėri fantazmėn e
dėbuar, Gjergj Kastriotin, tė cilin
Europa, pėr fatin tonė, na e ruajti,
jo vetėm nė sheshet dhe rrugėt
e pagėzuara me emrin e tij, por
edhe nė kujtesėn e saj.
Mithat Frashėri ishte njėri nga
rilindėsit qė i jetoi tė tria kohėt,
atė tė sundimit osman, tė Shqipėrisė
sė pavarur dhe fillimin e
komunizmit, asgjėsuesin e tij.
Koha e republikės sė Nolit dhe
ajo e mbretėrisė sė Zogut, e para
mjaft e shkurtėr, e dyta jo aq e
gjatė sa ēdo tė duhej, ndonėse nė
kundėrshtim me njėra-tjetrėn nė
shumė gjėra, u bashkuan nė njė
pikė themelore, njėmendėsimin
e ideve tė Rilindjes shqiptare, dhe
testamentin e Gjergj Kastriotit,
thėnė ndryshe, nxjerrjen e tyre
nga statusi idealist e romantik
dhe vėnien nė themel tė institucioneve,
tė filozofisė, tė politikės
e tė strategjisė shqiptare.
Pėr fat tė keq, koha e pavarėsisė
ishte e shkurtėr pėr tia lėnė
vendin periudhės groteske tė
varfėrisė, terrorit dhe izolimit komunist.
Pyetjet: pėrse Shqipėria
vazhdon tė jetė e pafat, pėrse tė
tjerėt ecin e ajo ngec, bėheshin
tani, me tė njėjtin pezm fatalist,
ndonėse pėr njė tjetėr fatkeqėsi.
Ato pyetje do tė pėrsėriteshin mė
pas, atėherė ku sdo tė duhej, pas
rėnies sė komunizmit. Ato vazhdojnė
tė bėhen sot, jo vetėm nga
mendjet elitare, por nga shumica
e shqiptarėve, gjithkund ku ata
ndodhen. Pėrgjigjet pėr to janė
tė ndryshme dhe kjo ėshtė e
kuptueshme. Pas dy robėrive, aq
pranė njėra-tjetrės, vizioni shqiptar
i botės mbetet ende i turbullt
e kaotik. Midis pėrgjigjeve ėshtė
njėra qė gjithmonė e mė shpesh
pėrsėritet, nė mėnyrė ogurzezė:
nė Shqipėri punėt do tė shkojnė
gjithmonė e mė mbrapsht, pėrderisa
nė qendėr tė Tiranės nuk
do tė hiqet shtatorja e Skėnderbeut
pėr tu zėvendėsuar me
atė tė Sulltan Muratit. Ngjan e
pabesueshme, por kėto fjalė tė
njė rimohuesi nga Shqipėria,
hulumtuesit mund ti gjejnė jo
mė larg se tre muaj mė parė. Njė
tjetėr rimohues, kėtė herė nga
Kosova, shkruan, e zezė mbi tė
bardhė, se "antishqiptari Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu, ėshtė protagonist
kryesor i historiografisė
komuniste, i futur nė tekstet e
historisė prej komunistėve". Emri
i kėtij rimohuesi ėshtė H. Ferraj
dhe sa ēėshtė e madhe habia pėr
mashtrime tė tilla, po aq, nė mos
mė shumė, ėshtė habia tjetėr se
ky rimohues paska pėrkrahje nė
rrethet universitare e gjysmėzyrtare
nė Shqipėri. Ky, e tė tjerė si ky,
duke abuzuar me lirinė kaotike,
shpesh karikatureske shqiptare,
guxojnė tė hedhin mendimin se
regjimi i egėr komunist shqiptar,
ishte i tillė ngaqė u projektua nė
bazė tė orientimit tė rilindėsve
shqiptarė! Pėr tė mos u zgjatur
me kėtė barbari shembujsh, po
e mbyllim me fjalėt e njė tjetėr
rimohuesi, prapė nga Kosova, qė
bėn paralajmėrimin se tė kesh
qėndrim mohues ndaj Perandorisė
Osmane sot ėshtė njėlloj si tė
sulmosh miqtė tanė amerikanė,
qė ēliruan Kosovėn!
Ētė thuash pėr kėtė nostalgji
tė ringjallur befas njė shekull
pas ikjes sė osmanėve? Ta quash
groteske, tragjike, komike nuk
mjafton.
Tė thuash se po ti pėrmbahej
programit tė Rilindjes, Shqipėria
jo qė sdo tė bėhej kurrė komuniste,
por do tė ishte prej kohėsh
njė shtet model nė Bashkimin
Europian, ėshtė prapė pak. Tė
thuash se i ashtuquajturi "mit" i
Skėnderbeut, u ngjiz shekuj mė
parė kur komunizmi nuk ekzistonte
askund, se u sublimua prej
Rilindjes dhe pastaj prej kohės sė
pavarėsisė, prej Nolit dhe Zogut,
se komunizmi jo vetėm ishte i
huaj pėr tė, por nė vitet e flirtit
me jugosllavėt 1946-1947, emri
i heroit pothuajse u zhduk nga
shtypi shqiptar. Tė vazhdosh me
kronikėn e asaj qė mund tė quhet
"lufta e shtatoreve", kur mė 1968,
qeveria shqiptare bėri ēmos qė
pagėzimi i sheshit "Skėnderbe"
nė Paris, bashkė me shtatoren
midis, tė mos lejohej prej qeverisė
franceze dhe bashkisė sė
Parisit? Tė vazhdosh me ngritjen
e shtatores sė shefit tė komunistėve
shqiptarė, njėzet hapa
pranė shtatores sė heroit, paralajmėrimi
i hapur, se Kastrioti
do tė zhvendosej sė shpejti dhe
sheshi i parė i Shqipėrisė do ti
pėrkiste kėndej e tutje, patronit
tė ri komunist? (Brenda tre viteve,
historia do tė jepte njė nga
mėsimet madhėshtore tė saj, kur
princi mesjetar do ta shihte rivalin
jetėshkurtėr tė tij ti zvarritej
mu pėrpara syve, krejtėsisht nė
stilin e Mesjetės.)
Shumėkujt mund ti duket se
tė ngresh ēėshtje tė tilla, pra tė
polemizosh me tė ēmendurit,
ėshtė kohė e humbur. Ndėrkaq,
tė ēmendurit (qė nė kėtė rast do
ti pėrligjnim po tė ishin thjesht
tė tillė), vazhdojnė veprėn
shkatėrruese mu nė sytė tanė.
Nė kohėn qė po shkruhen kėto
radhė, metropoli shqiptar vlon
nga polemika: ta ruajmė apo
ta rrėzojmė Skėnderbeun! Vetė
shtrimi i ēėshtjes ėshtė njollė e
zezė pėr Shqipėrinė. Dihet se
kush do ta fitojė kėtė polemikė,
por vetė fakti qė ajo ndodhi, qė
populli shqiptar, njė shekull pas
osmanllisė, ende guxoi ta lejojė
njė pyetje tė tillė, ėshtė njė turp
pėr tė. Nėn kėtė ndriēim tė keq,
do tė zbulohet ndoshta mė qartė
ai cen qė e ka shtyrė disa herė nga
gabimi nė gabim.
Polemika vulgare dhe imorale
pėr rilindėsit dhe Skėnderbeun
ėshtė shenja e njė sėmundjeje mė
tė thellė, prej sė cilės kombi shqiptar,
nėse kėrkon njė tė ardhme nė
kėtė botė, duhet tė shėrohet.
Intelektualėt qė nismėtuan
baltėn kundėr Skėnderbeut dhe
Rilindjes nuk janė katundarė
me shallvare qė i bien daulles e
klithin "Dum Babėn!". E ndėrkaq,
mund tė thuhet se janė jo vetėm
mė tė rrezikshėm, por mė vulgarė
e mė pa moral se ata.
Duket fyerje, natyrisht, tė merresh
me ta. Dhe ashtu ėshtė. Por
kur ujėrat e zeza vėrshojnė befas,
dikush duhet tė merret me to. Tė
mėsuar tė nderojmė personazhe
tė shquar, artistė, politikanė e gra
tė bukura, nė ēastin kur ujėrat e
zeza shpėrthejnė, ne kujtohemi
pėr ata qė pėrveshin mėngėt e
zbresin tė punojnė mes tubave,
veglave e territ, atje ku nuk guxon
tė zbresė kush.
Duke kujtuar se po ia hedhin
publikut, intelektualėt gjysmakė,
ata qė ushqehen kryesisht nga
"Google", merren me raportet
mit-histori, pa kuptuar asgjė prej
tyre. Pa e ditur se nocionet mit,
histori, mitizim e ēmitizim janė
shumė mė tė ndėrlikuara se ēi di
mendja e tyre e ngushtė. Me nocione
tė tilla zakonisht, e sidomos
me raportet mit-histori, ėshtė e
lehtė tė bėhen spekulime. Pėrpara
se tė jenė kundėrthėnėse, ato
janė plotėsuese, dy vizione tė botės,
njėri i dendėsuar jashtė mase,
e tjetri, po ashtu, jashtė mase i
faktuar, qė mėtojnė tė njėjtėn gjė:
tė rrėfejnė botėn dhe njerėzimin.
Seriozė nuk janė provokatorėt e
kėtij diskutimi, por serioz ėshtė,
ndėrkaq, problemi.
Nė kohėn kur Shqipėrisė sė
sotme, familja e popujve europianė
i kėrkon zbardhjen e
sė vėrtetės pėr regjimin e saj tė
turpshėm, prej tė cilit nuk ka as
njėzet vite qė ka dalė, njė aksion
thellėsisht ēoroditės kėrkon ta
kthejė energjinė dhe vėmendjen
gjashtė shekuj pas, nė njė hulumtim
krejtėsisht tė kotė.
A ka alibi pėr kėtė ēoroditje?
A ka vėrtet diēka serioze pėr
tė qortuar e ndrequr nė atė qė
ėshtė quajtur "moti i madh" i
shqiptarėve? Ajo epokė, si asnjė
tjetėr, ėshtė zbardhur e dėshmuar
nė mijėra libra e studime, nga
Uashingtoni nė Tokio, nga Tirana,
Venediku e Roma nė Londėr, Stokholm
e Shėn Petėrburg.
Nga kjo mizėri botimesh e
faktesh del njė dėshmi pėrgjithėsisht
unanime: njė luftė pėr jetė
a vdekje e shqiptarėve dhe gjithė
ballkanasve kundėr Perandorisė
Osmane. Njė thyerje me pasoja
fatale: shkatėrrim fizik, kulturor,
moral. Pėr ironi tė fatit, populli
shqiptar, ai qė besoi se po favorizohej,
pėsoi goditjen mė tė rėndė.
Ajo ishte nė logjikėn osmane:
popullit qė iu vu shenjė pėr tu
turqizuar, pikėrisht ai, nė rast
kundėrshtimi, do tė ndėshkohej
mė rėndė. U shestuan, kėshtu,
dy projekte paralele: shkombėtarizimi,
qė do tė ndodhte nė
truallin shqiptar, shpėrngulja
masive, gjenocidi i fshehtė, qė
do tė pėrfundonte nė rrafshinat
e Anadollit. Akti i fundit i kėsaj
shpėrnguljeje do tė ndodhte nė
shekullin XX, si rrjedhojė e pakteve
tė fshehta turko-jugosllave pėr
tė zbrazur njė pjesė tė Kosovės.
Ajo qė mė sė shumti vėrteton
jo favorizimin, por diskriminimin
shqiptar, ėshtė ndalimi i gjuhės
sė shkruar shqipe dhe ndalimi i
shkollave shqiptare. Asnjė gjuhė
tjetėr dhe asnjė shkollim nė Europė
nuk kanė pasur njė martirizim
tė tillė: pesė shekuj dėnim.
Pėr tė mos u zgjatur, mjafton
njė statistikė tmerruese nxjerrė
nga "Historia e shqiptarėve", e
francezit Serge Metais, botuar nė
vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit
ėshtė e pabesueshme. Mė
1887, nė Shqipėri kishte tre mijė
shkolla. Prej tė cilave njė mijė e
dyqind shkolla publike turke, po
aq shkolla private greke, treqind
shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
shkollė shqipe vetėm njė, me
drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati
ēdo gjuhė lejohej tė mėsohej nė
"perandorinė tolerante", pėrveē
njėrės: gjuhės shqipe! Dhe historia
smbaron me kaq. Katėr
vite mė pas, Pandeli Sotiri vritet,
shkolla shqipe mbyllet!
Kjo ėshtė e vėrteta, qė ende
nuk ėshtė shpalosur qartė pėrpara
popullit shqiptar.
Por rimohuesit nuk e duan
kėtė tė vėrtetė. Nė vend tė saj,
ata duan tė vendosin njė tjetėr
histori. Siē u pa mė lart, pėr ata
pushtimi, pra, sundimi osman
nuk ka qenė i keq. E keqe dhe
kundėrproduktive ka qenė qėndresa
e Gjergj Kastriotit. Duke e
sulmuar Kastriotin, mė shumė se
njeriun e shpatės, ata sulmojnė
vizionarin e madh, princin, qė,
ndryshe nga tė tjerėt, e ktheu
vėshtrimin drejt Europės. Nė kėtė
mėnyrė, bashkė me doktrinėn e
lirisė, ai nismėtoi programin mė
europianist shqiptar, mė modernin
program tė kėtij populli.
Ėshtė e qartė tani pėrse rimohuesit
shqiptarė janė kundėr
testamentit tė tij. Teza e tyre se
sundimi osman ska qenė i keq, e
keqe ka qenė qėndresa, mund tė
pėrkthehet fare saktė: e mirė pėr
Shqipėrinė nuk ėshtė Europa, por
Azia. Andej, pra, tė kthehemi!
Nga ky kėndvėshtrim, mendimi
gjenial i Mithat Frashėrit kur e
pėrqasi mizorinė haxhiqamiliste
me atė bolshevike, e ruan ende tė
plotė vlerėn e vet.
Rrėnimi i Skėnderbeut, natyrshėm
shfaqet kėtu si synim i
pėrbashkėt i dy armiqve kryesorė
tė Europės, otomanizmit dhe
bolshevizmit.
Rrėnimi i Skėnderbeut ėshtė i
pandarė nga rrėnimi i Shqipėrisė.
Gjergj Kastrioti ėshtė vėnė kėshtu
nė njė rrethim tė dyfishtė: nėse
pėrbaltet, siē ėndėrrojnė rimohuesit,
problemi mbyllet thjesht.
Nėse mbetet nė kėmbė, siē ka
ndodhur e do tė ndodhė pėrsėri,
tė mbetet i tillė jo si shqiptar,
por me tjetėr kombėsi. Kjo do tė
ishte nga njėra anė zbrazja mė e
madhe e Shqipėrisė, e nga ana
tjetėr mbyllja e njė cikli tė zi pėr
Kosovėn, kur kjo e fundit, provincė
e pėrjetshme serbe dhe djep i
Serbisė, siē ėndėrrohet prej sllavėve,
do ta kishte tė natyrshėm,
sipas tyre, njė kryezot serb.
4
Nostalgjia e kohėve tė fundit
pėr osmanizmin, nostalgji qė vetė
Turqia e sotme, moderne dhe kemaliste
do ta dėnonte, ėshtė mė
shumė se shqetėsuese. Ēdo vonesė
nė zbehjen e pastaj shuarjen e
saj e bėn mė tė zezė njollėn qė ajo
po i vė kėsaj shoqėrie.
Raportet e njė populli me
lirinė janė shenja e parė identifikuese
e tij. Ato janė karta e
parė kredenciale, e fisme apo e
pafisme, me tė cilėn ai shfaqet
pėrpara familjes sė popujve.
Flirtet e turbullta me robėrinė
dėshmojnė, as mė pak, as mė
shumė, raportet e turbullta me
lirinė. Njė dėshmi e munguar pėr
kėtė tė fundit, do ta vinte kombin
shqiptar nė bankėn e turpit, si i
vetmi popull nė kontinent, qė,
duke shkelur mė tė epėrmin ligj
moral tė njerėzimit, e modifikoi
identitetin e vet, pėr tia pėrshtatur
atė robėrisė.
Historia e kthyer nė mit (dhe
jo miti nė histori) e Kastriotit ka
qenė dhe mbetet njė histori fund
e krye pozitive, shqiptare dhe
europiane. Ėshtė pjella e parė e
pėrbashkėt e Shqipėrisė me Europėn
dhe, si e tillė, pėrveē qė na
nderon, na jep shpresė.
|


|