|
Kush trembet nga njė "copėz" BE nė Shqipėri?
Panajot Barka Vendimi i qeverisė greke pėr ti dhėnė edhe shtetėsi greke anėtarėve tė komunitetit tė minoritetit etnik grek nė Shqipėri, pėrbėn njė risi tė re jo vetėm pėr Shqipėrinė apo Greqinė dhe marrėdhėniet midis tyre, por pėr gjithė Ballkanin. Mbi tė gjitha, bėhet fjalė pėr njė risi pozitive. Njė pjesė e popullsisė sė njė vendi (nuk ka rėndėsi numri) bėhet, pėr shkak tė etnisė sė vet, pjesė e Bashkimit Evropian. Por ēpo vihet re. Risia nė fjalė si shprehje e aspiratės tė tė gjithė shqiptarėve dhe popujve tė tjerė jo vetėm ballkanik pėr integrim nė Evropė, po pėrballet me mentalitetin dyshues, etnocentrik e nacionalist hermetik tė diktaturės komuniste, i shoqėruar nga doza kompleksesh inferioriteti. Po shfaqet edhe njė herė nė publik psikologjia e kahershme e kultivuar gjatė periudhės komuniste qė minoriteti etnik grek tė ekzistojė nė kuadrin e paternalizmit tė shumicės dhe tė garantojė mbijetesėn individuale, duke fshehur deri duke mohuar origjinėn etnike.
Minoriteti etnik grek nė Shqipėri, edhe pse si problem etnik nga pikėpamja historike zotėron majat e listės sė problemeve etnike tė pazgjidhura, nuk i ka nxjerrė kurrė probleme shtetit shqiptar. Po ashtu, qėndrimi i tij i moderuar, pavarėsisht nga problemet qė pėrballonte dhe pėrballon nė respektimin e tė drejtave tė njeriut e etnike, ishte vendimtar nė aderimin e Shqipėrisė nė OSBE mė 1991, nė Kėshillin e Evropės 5 vjet mė vonė apo dhe pak muaj mė parė nė nėnshkrimin e MSA me BE.
Dhėnia e sė drejtės edhe pėr nėnshtetėsinė greke pėr anėtarėt e minoritetit etnik grek nga qeveria greke pėrbėn njė rehabilitim moral e juridik pėr sa u pėrket marrėdhėnieve tė kėtij minoriteti me kombin amė. Kjo kuptohet ekuivalenton aksesin e anėtarėve tė tij me qytetarėt e tjerė tė shtetit amė, tė Bashkimit Evropian dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė. Krijon nė Shqipėri njė hapėsirė mė efikase pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tij dhe njėkohėsisht fiton njė rol mė rezultativ nė proceset integruese tė Shqipėrisė nė Evropė. Ky ėshtė njė investim politik dhe pėr vetė aspiratat e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė dhe paralelisht njė pėrgjegjėsi mė e madhe pėr respektimin nė praktikė tė tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve nė pėrgjithėsi nė vend.
Nė kėtė kuadėr janė tė pakuptimta rezervat dhe dyshimet e shfaqura si shprehje e njė nacionalizmi tė tejshkuar. Nė kėtė rast, reagimet e kėtij standardi jo vetėm qė e mbajnė peng nė streha nacionaliste opinionin publik shqiptar, por, duke qenė njė vazhdimėsi, po kthehen nė mjet presioni nacionalist mbi anėtarėt e minoriteti etnik grek. Nė kėtė rast, kanė pėr motiv real zilinė provinciale qė rrjedh nga privilegjet qė sjell njė pasaportė evropiane.
Nuk ka kuptim as frika e madhe nė lidhje me numrin e minoritetit etnik grek nė Shqipėri. Nė kėtė pikė duhen dalluar disa momente. Sė pari, natyra e minoritetit grek nė Shqipėri. Ai ėshtė i pėrqendruar nė disa zona nė jug tė vendit tė njohura si krahina me popullsi kompakte minoritare greke. (Nuk dua ti hyj kėtu problemit se cilat janė kėto zona dhe a ka nga ato qė u ėshtė mohuar ky status). Po ashtu, pėr shkak tė kushteve politike, ekonomike e shoqėrore shumė anėtarė tė kėtij minoriteti u detyruan tė migrojnė nė thellėsi tė vendit nė disa forma. Migrim familjesh homogjene, migrim i trurit pėr shkak tė tepricės sė kuadrit tė lartė dhe nė papajtueshmėri me zhvillimin ekonomik, migrim nė formė martesash mikse, migrim pėr shkak tė dėnimeve nga diktatura politike. Nga tė dhėnat qė zotėrojmė, rezulton se rreth 45% e popullsisė nė zonat e pastra tė minoritetit tė kėtė migruar nė thellėsi tė vendit vetėm gjatė diktaturės komuniste. P.sh, nga fshati Dervician me 1900 banorė mė 1990-ėn rezulton tė kenė migruar 220 familje homogjene, ndėrsa 248 ėshtė numri i martesave mikse.
Sė dyti, ngarkesa negative qė sillte pėr realitetin komunist origjina greke e anėtarėve tė kėtij minoriteti i detyronte ata tė mohonin etninė e tyre. Numėrohen me qindra familje me dy kombėsi qė bredhin gjyqeve pėr tė rikuperuar njė gabim tė bėrė nga shteti apo dhe nga vetė ata dikur. Konstatimi i bėrė kohėt e fundit se shqiptarėt konvertonin pėrkatėsinė fetare jo pėr shkak tė besimit, por pėr shkak tė interesit, ėshtė nė kėtė rast i vlefshėm edhe pėr elementin ndėrgjegjėsor tė pėrkatėsisė etnike dhe jo vetėm nė lidhje me minoritetin, por edhe mė gjerė. Kėshtu qė asnjė mjet politik nuk mund tė frenojė fenomene tė kėsaj natyre. Pėrkundrazi, ēdo pėrpjekje krijon tensione dhe shtrembėrime tė realitetit me pasoja tė rėnda.
Nė kėtė kuadėr, pėrse shteti shqiptar nuk ndėrmori iniciativėn pėr njė regjistrim tė lirė dhe tė saktė tė popullsisė me deklarim edhe tė kombėsisė, ashtu siē ndodhi pėr shqiptarėt nė Shkup nė vitin 2000? Njė heshtje e tillė, a nuk lejon vetiu pėshtjellimin dhe abuzimin politik e nacionalist tė dyanshėm me shifrat? Mos vallė duke mos e bėrė regjistrimin, kjo e ndalon fenomenin e ndėrrimit tė kombėsisė? Dhe nė kėtė kuadėr, kush ka mė shumė rėndėsi, numri apo realiteti?
Nga ana tjetėr, logjika se dhėnia e shtetėsisė greke nga Athina pėr minoritarėt grekė tė Shqipėrisė do tė ēojė nė rritjen artificiale tė minoritetit duke bėrė grekė popullsi me kombėsi shqiptare, do tė thotė se nėse shteti grek do tė fillonte dhėnien e shtetėsisė greke pėr emigrantėt nė pėrgjithėsi, (shpejt a vonė njė ditė do ta bėjė), atėherė emigrantėt shqiptarė do tė greqizohen dhe automatikisht do tė ndėrrojnė edhe kombėsinė.
Nė kėtė kuadėr, pėrpjekja pėr tė parė me frikė dhe dyshim praninė nė territorit shqiptar tė njė minoriteti grek me shtetėsi greke rrezikon pasoja tė ndodhura nė kushte krejt tė reja historike dhe tė pėrcaktuara posaēėrisht nga fakti i tė qenit tė kėtij minoriteti edhe me shtetėsi greke. Nė minoritetin grek, krahas entuziazmit u vunė re edhe rezerva se "zilia" e elementit shqiptar pėr shkak tė privilegjeve tė kėsaj shtetėsie mund tė shndėrrohet nė "armiqėsi" e veshur me doza nacionaliste. Pra, mund tė ēojė nė prishjen e raportit pozitiv nė marrėdhėniet tradicionale midis tyre.
Mund tė ndodhi edhe distancimi nga shteti shqiptar i anėtarėve tė minoritetit grek. Kjo mund tė ndikohet nga vėshtirėsitė qė mund tė dalin apo qė mund tė provokohen nė pėrcaktimin e modaliteteve nė marrėdhėniet e dyfishta tė minoritetit grek me shtetet analoge e qė duhet tė pėrcaktohen me marrėveshje dypalėshe. Thellimin e kėsaj klime mund ta pėrshpejtojnė edhe vendime (tė cilave sapo u dėgjuan zėrat) qė lidhen me kėrkesa pėr veprime energjike tė qeverisė shqiptare pranė asaj greke dhe Bashkimit Evropian pėr tė ndaluar kėtė proces. Ose pėr tė aplikuar rekomandimet Evropiane pėr njėshtetėsi, gjė qė do ti detyronte minoritarėt grekė qė tė mbanin vetėm shtetėsinė greke dhe tė detyroheshin tė depėrtonin nė Greqi.
Pėr rastin e parė, askush nė Evropė nuk reagoi kur para zgjedhjeve tė 1996 Presidenti i atėhershėm Berisha, nxori dekretin pėr lejimin e dyshtetėsisė pėr kosovarėt dhe e bėnte kėtė pėr tu dhėnė tė drejtė atyre pėr tė votuar edhe nė Shqipėri nė favor tė tij. Nė rastin e dytė, Kushtetuta e vendit shprehet qartė pėr kėtė. Por edhe nė ndodhtė qė minoritarėt grekė apo kushdo qė do tė ketė edhe njė shtetėsi tjetėr tė huaj, (pėrveē asaj shqiptare) ėshtė e vėrtetė se do tė humbasin tė drejtat politike nė Shqipėri, por jo tė drejtėn pėr tė qėndruar nė trojet e tyre. Dhe minoritarėt grekė do tė qėndrojnė kėtu si qytetarė grekė dhe tė Komunitetit Evropian. Pra, Shqipėria do tė ketė nė territorin e vet njė komunitet pjesė tė BE-sė.
Pra, nė kėto rrethana, vendimi i Athinės pėr tu dhėnė shtetėsinė greke anėtarėve tė minoritetit grek nė Shqipėri, duhet parė si njė dritare qė i hapet Shqipėrisė pėr nė Evropė. Ēdo ekuivalencė dhe reminishencė me tė kaluarėn, ēdo pėrpjekje pėr ta konsideruar "diverision politik" apo vendim me prapamendim gjeostrategjik do tė sjellė rezultate analoge.
Dhe sė fundi, e vėrteton kėtė edhe fakti se drejt kėtij vendimi Athina nuk derivoi pas meditimeve dhe skenarėve qė mund tė shikohen nė Tiranė. Vendimi i saj ishte rezultat i presionit tė vazhdueshėm tė pjesės sė komunitetit tė minoritetit grek qė banon nė Greqi, i cili, fatkeqėsisht, nuk pati pėrkrahjen e faktorit politik tė OMONIA-s dhe tė PBDNJ-sė. Nė kėtė rrethana do tė ishte gabim dhe me rrezik qė vendimi nė fjalė tė pėrdoret pėr pėrfitim elektoral si nga kėta faktorė, ashtu edhe nga faktorė tė tjerė qė pėrfshihen nė tė.
|


|