. .
  29/11/2006
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



"Lėrmėni pak atdhe"

Pėr tė dytėn herė, botohet nė Londėr antologjia e krijuesve nė Mbretėrinė e Bashkuar

Promovimi i kėsaj antologjie me pėrmbledhjet e krijimtarisė nė formė poezish dhe tregimesh tė 28 shqiptarėve qė jetojnė dhe punojnė nė Angli, ėshtė zhvilluar nė bibliotekėn e Wood Greenit nė veri tė Londrės. Nė njė veprimtari tė gjerė kushtuar festave tė Nėntorit, krijuesit shqiptarė kanė bashkėbiseduar me publikun rreth krijimtarisė sė tyre, duke promovuar kėshtu veprėn e pėrbashkėt. Autorėt janė tė moshave nga mė tė ndryshmet, duke filluar nga mė e reja, 20-vjeēarja Elona Hysa e deri te mė i vjetri, Sotiraq Goge, plot shtatėdhjetėvjeēar. Ka qenė suksesi i antologjisė sė parė po me tė njėjtin titull botuar dy vite mė parė dhe mbėshtetja e kompanisė mediatike "Alba-Media" qė nxiti publikim e vėllimit tė dytė. Jo vetėm kaq, kjo nismė letrare ka shėrbyer si njė nxitje e mėtejshme e krijimtarisė sė disa autorėve tė rinj. Mėsohet se katėr prej pjesėmarrėsve nė antologjinė e vitit 2004, tashmė kanė botuar librat e tyre tė parė. Ėshtė hera e dytė qė nėn kujdesin e zotit Petrit Kuēana, drejtor i gazetės "The Albanian", njėkohėsisht themelues i shoqatės "Edith Durham", kjo antologji shikon dritėn e botimit. Pa e shfletuar mirė librin gjėja e parė qė tė bėn pėrshtypje ėshtė kopertina krijuar nga hija e njė njeriu qė nuk mbėshtet askund me njė background resh. Ka qenė Flori Slatina, ideatori i kėsaj kopertine, e cila ka dashur tė pėrēojė te lexuesi mesazhin se hija e personit i pėrngjan njė poeti emigrant duke menduar. Nė formėn e hijes mund tė jetė ēdokush. Ai nuk e mbėshtet askund, nuk ka njė bazė ku qėndron, pasi emigrantėt janė nė lėvizje dhe ėndėrrojnė pėr atdheun e tyre. Kurse qielli nė background-in e fotos ka njė karakter universal qė nuk i pėrket vetėm kėtij emigranti, por tė gjithėve. Nga kjo hije duket sikur pėrēohet njė zė nė formė lutje "Lėrmėni pak atdhe"…

Kuēana, njeriu qė pėrkujdeset ndaj fjalės shqip nė dhe tė huaj.

Pas shumė pėrpjekjesh dhe njė mundi dyvjeēar pėr botimin e antologjisė II, Petrit Kuēana ndihet i lehtėsuar. Ka pėrmbushur me sukses njė dėshirė jo vetėm tė tijėn, por tė tė gjithė atyre emigrantėve qė krijojnė dhe nuk kanė mundėsi se ku t‘i publikojnė poezitė apo tregimet. Pėr Kuēanėn, ky botim i dytė nga ana e pėrzgjedhjes sė autorėve ka qenė i vėshtirė, pasi siē pohon ai, ka pasur njė numėr tė madh tė interesuarish pėr t‘u pėrfshirė nė antologjinė 2006 . Ai e shikon kėtė libėr nė vazhdėn e misionit qė ka shoqata "Edith Durham" qė ai drejton si njė mundėsi e mirė pėr tejēimin e gjuhės shqipe dhe pasurimin e saj. Periudha dyvjeēare nė mes, qė nga koha kur u botua antologjia e parė, ka shėrbyer si njė periudhė pėr tė sjellė njė libėr mė dinjitoz.

"Jemi tė lumtur qė mundėm tė botojmė antologjinė e dytė, e cila padyshim, ėshtė nė njė nivel akoma mė tė lartė se ajo e para", shprehet Kuēana, duke shtuar se autorėve u duhet njė shkėndijė pėr tė "shpėrthyer". Pėr tė, antologjia e parė ka shėrbyer si njė nxitje pėr pjesėmarrėsit, tė cilėt vazhduan tė shkruajnė. Sipas gazetarit Kuēana, iniciator dhe pėrgatitės i kėsaj antologjie, ajo nuk ėshtė thjesht me njė paraqitje tė bukur grafike, por ėshtė tentuar qė pesha artistike tė jetė mė me vlera. Pyetjes se ēfarė ka dashur tė arrijė me kėtė botim tė dytė ai pėrgjigjet: "Mėrgimtarėt e kanė tė vėshtirė tė gjejnė veten e tyre nė mėrgim. Kjo bėhet akoma mė e vėshtirė pėr artistėt. Duke parė qė komuniteti ėshtė nė njė moshė relativisht tė re, kėtu dhe mundėsia e integrimit nė qarqet letrare artistike apo shkencore ėshtė e vėshtirė pėr t‘u integruar, atėherė ne menduan tė shikojmė mundėsitė e krijimit tė njė atmosfere, ku fjala shqipe tė jetė prezente. Besuam se botimi i kėsaj antologjie do tė shėrbente jo vetėm si kultivim vlerash nė rastin konkret tė atyre letrare, por edhe si nxitje pėr ata autorė, tė cilėt emigracioni i kishte bėrė qė tė harrojnė se ka letėrsi dhe fjalė shqipe".

Krijimtari nė anglisht

E ndėrsa dėshira pėr tė shkruar nė shqip nga mė tė rriturit e komunitetit shqiptar nė Angli tentohet tė ruhet dhe tė avancohet mė tej, tendenca e brezit tė ri pėr tė shkruar nė anglisht ėshtė evidente. Njė fakt i tillė pranohet nga Kuēana, i cili komenton duke perifrazuar njė thėnie tė Kadaresė nė Londėr pak kohė mė parė, se gjuha shqipe i ka tė gjitha mekanizmat pėr t‘u pėrdorur e shprehur mė sė miri nė veprat letrare nga ēdo poet. Por Kuēana vetė poet, thotė se ai nuk shikon ndonjė gjė tė keqe te tė rinjtė shqiptarė qė shkruajnė anglisht, duke theksuar se pėrpjekjet e shoqatės qė ai drejton janė pėrqendruar qė pikėrisht kėta tė rinj tė mos e harrojnė gjuhėn shqipe dhe traditat shqiptare. "Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kėta autorė qė shkruajnė nė anglisht harrojnė ta pėrkthejnė nė shqip", thotė ai.

Pak dėshirė pėr tė lexuar

Tė pėrfshirė nė rutinėn dhe vrullin e jetės nė emigracion, shqiptarėt kanė pak ose aspak kohė pėr tė lexuar, por dėshira nuk mungon. Kuēana e pranon njė fakt tė tillė duke e parė nė dy dimensione si krijues dhe drejtor i gazetės "The Albanian". "Fatkeqėsisht, nė komunitetin shqiptar, sikurse edhe nė komunitetet e tjera, prirja pėr tė lexuar nuk ėshtė e madhe pėr vetė kushtet ku ne jetojmė, ato tė emigracionit. Letėrsia pėr emigrantėt do tė ishte njė luks. Megjithatė, ka njė numėr tė konsiderueshėm nga tė gjitha moshat qė kanė dėshirė tė lexojnė. Duhet njė nxitje pėrmes veprimtarive tė ndryshme pėr t‘i bėrė njerėzit tė lexojnė, pasi vlerat letrare janė pak tė pėrfaqėsuara brenda komunitetit. Me anė tė gazetės, ne jemi pėrpjekur tė shkojmė te lexuesi dhe jo tė presim qė lexuesi tė vijė te ne, kurse pėr letėrsisė ne u themi ja ku i keni vlerat ejani merrini".

Krenari

Botimi "Lėrmėni pak Atdhe" ėshtė njė pėrpjekje fisnike qė mbart vlera pėr komunitetin shqiptar nė Britaninė e Madhe dhe tė kujton pėrpjekjet e kolosit tė veprave shqipe, Faik Konica, i cili i mori disa franga ari borxh mbretit Zog pėr tė themeluar nė Londėr gazetėn "Albania", vetėm e vetėm qė fjala shqipe tė forcohet e jo harrohet nė dhe tė huaj. Ėshtė privilegj qė nė vitin 2006, ku identiteti shqiptarė pėr shumė arsye ėshtė zbehur tė kesh nė dorė njė antologji qė pėrēon mall dhe ndjenjė shqiptarie. Mirėnjohje tė gjithė atyre qė gjetėn kohė, shpenzuan mundin e tyre dhe me shumė sakrifica botuan antologjinė numėr II nė Mbretėrinė e Bashkuar.

Krijuesit e "Lėrmėni pak atdhe II"

Alma Verria

Aurela Morina

Agim Shabani

Bashkim Metaliaj

Behar Nelaj

Brikena Muharremi

Brunilda Sejati

Dritan Buna

Dhurata Limaja

Elona Hysa

Emanuel Bajra

Fatmir Terziu

Gazmend Kryeziu

Hyda Ismaili

Jakup Azemi

Kosta Qorosi

Marsela Hoxha

Mehmet Elshani

Nalan Maxhuni

Petrit Kuēana

Sotiraq Goge

Shpėtim Alimeta

Tomė Gjokhilaj

Tomor Bahja




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008