|
MATJA E DETIT ARTAN LAME Sikur u harrua ajo puna e marrėveshjes sė detit me Greqinė. Gazetat i zbuluan tė gjitha ēmund tė zbulonin, analistėt bėnė analizat, teknikėt teknicizmat, u prodhua njė seri patriotėsh tė orės sė fundit, qė deri njė ditė mė parė askush nuk i kish parė ti qanin hallin mėmėdheut, pushteti u gėlltit e u mėrmėrit dhe nė fund gjithēka po harrohet. Dolėn tė tjera skandale, ARMO nė Fier, tuneli nė Thirrė, pallati nė Tiranė, pylli nė Lurė, tokat nė Orikum, plazhi nė Lalėz, e kush i numėron dot tė gjitha. E humba rastin tė tregohem patriot ato ditė qė u bėnė tė gjithė, ndaj i lashė pėr sot tė them dy fjalė pėr kėtė punė.
Qėkurse shtetet kanė filluar tė ndahen me kufij, ka pasur edhe mosmarrėveshje pėr ta qė, ose zgjidhen me dyfek, ose zgjidhen me marrėveshje. Nga kjo pikėpamje, nuk mė duket aspak skandaloz fakti i tė bėrit tė njė marrėveshjeje nė vetvete. Kėtu sdo harruar se, pėrtej pėrbetimeve pėr miqėsi tė pėrjetshme, marrėdhėniet midis shteteve janė kryesisht marrėdhėnie nervash dhe, gjithnjė ėshtė njėra nga palėt qė, pavarėsisht se si do tė rezultojė marrėveshja nė fund, bėhet sebep pėr tė bėrė hapin e parė. Pėr rrjedhojė, marrėveshje tė kėtij lloji kalojnė nė tri nivele.
Niveli i parė, ka tė bėjė me faktin se kush e kėrkon marrėveshjen. Nė kėtė moment, shteti qė "e lėshuan nervat" tė parin dhe kėrkon uljen nė bisedime (nė rastin konkret Greqia) ka disavantazhin e kėrkuesit, ndėrsa shteti tjetėr (nė rastin tonė Shqipėria), ka avantazhin tė kėrkojė favore pėr tė pranuar ftesėn. Pėr shembull, Shqipėria mund tė deklaronte se ne nuk ulemi nė bisedime pa u hequr Ligji i Luftės, apo pa u institucionalizuar Ēėshtja Ēame, apo pa u plotėsuar ky apo ai favor tjetėr politik.
Vetėm pasi tė plotėsohej kushti i parė, vjen ulja nė bisedime dhe kalohet nė nivelin e dytė, qė ėshtė ai i koncesioneve tė ndėrsjella pėr vetė marrėveshjen. Meqė bėjmė fjalė pėr ujėra, edhe kėto diskutime mbeten nė kėtė gamė. Mė jep det kėtu tė tė lėshoj atje, e kėshtu me radhė. Pasi ėshtė rėnė dakord nė nivel politik nė vija tė pėrgjithshme pėr shkėmbimet apo koncesionet eventuale, kalohet nė nivelin e tretė, qė ėshtė ai teknik, ku ulen tė debatojnė e pėrleshen ekspertėt. Dhe, meqė ekspertėt e marrin rrogėn pikėrisht pėr tu pėrleshur me njėri-tjetrin, askush nuk ua merr as pėr ters kėtė punė. Kjo ėshtė rruga qė ka ndjekur e do tė ndjekė ēdo marrėveshje e kėtij lloji anekėnd globit.
Tani, qė ta lėmė globin nė punė tė vet e tė vijmė kėtu nė qoshen tonė, ne duhet ti kėrkojmė Berishės se ēfarė favori pėr shqiptarėt u mori grekėve qė pranoi tė ulej nė bisedime me ta, pastaj ti kėrkojmė Bashės dhe Metės se ēfarė pėrfitoi nė terren Shqipėria nga vetė bisedimet dhe, vetėm nė fund, mund tė merremi edhe me ekspertėt, qė janė vrima e fundit e kavallit. Nė vend tė bėjmė kėtė, ne jemi lėshuar tė gjithė me kompas dhe vizore nė dorė dhe zihemi me kompasin dhe vizoren e Gervenit. Ky pastaj, qė sheh papritur gjithė Shqipėrinė tė merret me tė, i duket vetja i rėndėsishėm dhe na mban me muhabet tė gjithėve. Nga momenti qė Berisha na pa tė gjithėve me kompas nė dorė, po fle i qetė, se ja doli ta spostojė vėmendjen nga niveli politik nė atė teknik. Pikėrisht pėr kėtė shpjegim qė bėra (megjithėse si gjithė shqiptarėve tė tjerė, mė hanė duart tė marr vizoren e tė mat detin), refuzoj tė hyj e tė bėj debatin absurd pėr metrot pa kaluar mė parė nė dy shkallėt e tjera.
Problemi tjetėr i madh i kėsaj marrėveshjeje, qėndron nė faktin se ajo ėshtė marrėveshje midis njė shteti nga njėra anė dhe, partisė nė pushtet nė shtetin tjetėr. Ēdo qeveri qė dėshiron tė hyjė e qetė nė Librin e Madh tė Historisė, edhe pas 100 apo 200 vjetėsh, marrėveshje tė tilla i bėn duke marrė domosdoshmėrisht edhe konsensusin e opozitės. Kjo bėhet pėr tė qetėsuar subkoshiencėn popullore, e cila ėshtė shumė e ndjeshme pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me trupin e Atdheut. Kanė shkuar mbi 80 vjet nga marrėveshja e Zogut pėr Shėn Naumin dhe ajo ende i shfaqet atij si makth edhe nė varr ku ndodhet qė prej 40 vjetėsh. Berisha duhet tia kursejė vetes dhe Qeverisė sė tij njė tjetėr makth tė tillė.
NUK SHKRUAJ
Mora pa fund mesazhe kėto ditė qė tė shkruaja diēka pėr punė tė gafės sė Ministrit tė Kulturės, qė po biseduakėsh me italianėt pėr tė sjellė nė mėmėdhe eshtrat e Ismail Qemalit qė, nė fakt, kanė plot 90 mote qė flenė e nderohen nė Vlorė. Mirėpo puna ėshtė se mua mė ndizet llamba e tė shkrojturit pėr ato gjėra qė nuk u shkon mėndja njerėzve, e jo pėr ato qė i kuptojnė tė gjithė, apo ja vlen tė shkruash pėr gjėra pėr tė cilat njerėzia ndahen, e jo pėr ato qė i mejtojnė tė gjithė njėsoj, kėshtu qė vendosa se sja vlente barra qeranė tė shkruaja. Se, ēfarė do ti shpjegoja unė mė shumė, njėrit qė shkruante nė njė forum nė internet se: "pas kėsaj qė bėri Ministri, do shkrojtur volumi i dytė i Kush e solli Doruntinėn, me titull Kush e solli Ismailin. E si thoni?" Dhe, po nė kėtė frymė, njė tjetėr mė poshtė ja kthente: "Po ky, kur ja dalka ta sjellė dy herė tė vdekur, pse sprovon tė na i sjellė tė gjallė". Po atij tjetrit, qė nė njė tjetėr forum, ja merrte me bejte: "Unė jam Smail Qemali / prapa mė vjen Xhaferr djali" dhe qė nė pėrgjigje, merrte kėtė "Qė sot sdo themi mė e humbi si Xhaferri simiten, por ja futi si Xhaferri Ismailit". Hė mė thoni, a vlen tė shtoj edhe unė njė shkrim mbi tė gjitha kėto, apo mbi pyetjen qė i bėri Doktori Saimirit te "Fiksi": "Mos ja ka mbathur Ismaili nė Itali mė 97-ėn dhe duan ta sjellin tani prapė?".
Nga kjo histori ka megjithatė dy njerėz qė dolėn tė fituar. I pari ėshtė Saliu, qė thotė, flisni, merruni e talluni me Xhaferrin, se sua merr pėr keq, kėshtu qė humbisni mėndjen e kohėn pėr tu marrė me punėt e fukarallėkut e tė hajdutllėkut". I dyti njeri qė doli i fituar, ėshtė vetė Xhaferri. Te forumi "Peshku pa ujė", vura re se pėr lajmin e Kadaresė qė mori ēmimin "Princi i Asturias", kishte 56 komente, ndėrsa pėr lajmin e Xhaferrit, ishin plot 66. A do ja kish dalė nė kėtė jetė Xhaferri tė tėrhiqte mbi vete mė shumė komente se Kadareja dhe kėto pa shkrojtur as edhe njė rresht tė vetėm nė jetė tė vet? E pra, ja doli vetėm me njė tė hapur tė gojės.
Dhe ju mė thoni tė ulem e tė shkruaj pastaj! Ah, me qė ra llafi tek e shkrojtura. Ministria e Kulturės, qė sbėn punė as pėr ministėr, nė fakt, veē kėtij, ka edhe 3 zv.ministra, mė shumė pra se ēdo ministri tjetėr. Thojini Ministrit ti vėrė tė tre zėvendėsit nė njė tavolinė dhe tė shkruajnė nė kompjuter njė copė letėr. Ata qė sja duan tė mirėn ministrisė, thonė se tė paktėn njėri prej tyre nuk di as si ndizet kompjuteri, e jo mė tė dijė se qysh tė shkruajė me tė. Dhe ky burri ėshtė bash zv.ministėr i Kulturės!!! "Ti Halim qė sdi kėndim / je ministėr pėr arsim", shkruante gjithė dhėmbje Noli 80 vjet mė parė. Ndėrsa unė, 80 vjet mė pas, nuk them dot as "hapu dhĆ© tė futemi" se, edhe po u hap dheu tė na pėrpijė, vjen e tė zhvarros Xhaferri.
|


|