|
"Nuk presim lėmoshė dhe nuk duam lėmoshė. Toka nė bregdet duhet tė jepet vetėm sipas mėnyrave tė sanksionuara nė Kushtetutė" Berisha, reformė e re agrare pėr bregdetin Kryeministri premton 300-750 metra katrorė tokė pėr familjet nė zonat bregdetare Gjergj Erebara Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se do tė miratojė njė ligj pėrmes sė cilit synon ti japė njė ngastėr tė vogėl toke ēdo familjeje qė banon nė zonat bregdetare dhe qė ka mbetur pa kurrfarė titulli pronėsie nė njėzet vitet e fundit.
"Nė seancėn qė vjen do tė trajtojmė dhe ligjin pėr banorėt e zonave turistike, por qė nė kohėn kur turizmi ishte ndaluar, ato ishin ferma dhe qė kėta qytetarė kanė ngelur faktikisht pa njė vlerėsim", tha Berisha dje, para deputetėve tė grupit tė vet parlamentar.
Kryeministri Berisha ėshtė pėrballur me protesta tė dhunshme dhe me akuza tė shumta gjatė javėve tė fundit nga banorėt e Orikumit, tė cilėt thonė se qeveria ka dhėnė tituj pronėsie ku po ndėrtohen pallate pranė shtėpive tė tyre. Nė Orikum, banorėt vendės u pėrleshėn me policinė pėr ditė tė tėra dhe nė media pati akuza se Policia e Shtetit po pėrdorej si polici private nga investitorėt. Konflikte mes kompanive tė ndėrtimit dhe banorėve vendas, tė cilėt pretendojnė pronėsinė bazuar nė dokumente apo nė tė drejtė zakonore, kanė lindur nė tė gjithė vijėn bregdetare.
"Kanė propozuar nga 300, minimumi deri nė 750, nė varėsi tė frymėve tė familjes. Unė jam dakord me kėtė koncept", tha Berisha. Sipas Kryeministrit, "banorėt e kėtyre zonave kanė ngelur krejtėsisht duarbosh".
"Ky ėshtė njė lloj tjetėr ligji 7501", komentoi Myrshit Vorpsi, nga Shoqata Pronėsi me Drejtėsi, duke iu referuar ligjit qė shpėrndau tokėn bujqėsore nė ngastra tė vockla mes banorėve tė fshatit nė vitin 1991 dhe qė sot konsiderohet dhe problemi mė madhor politik, ekonomik dhe shoqėror i Shqipėrisė.
"Kryeministri Berisha, nė kohėn kur ka qenė President, miratoi njė dekret qė u jepte tė drejtė familjeve fermere qė jetojnė nė zonėn bregdetare tė merrnin deri nė 1500 metra katrorė tokė pėr familje, nė rastin kur toka e bregdetit kthehej nė truall", shpjegoi Vorpsi. "Nė fakt, qeveria nuk ua dha tokėn e bregdetit as pronarėve dhe as banorėve vendas, por ua shpėrndau me koncesion kompanive tė ndryshme pėr fshatra turistikė", vijoi ai.
"Nuk presim lėmoshė dhe nuk duam lėmoshė. E drejta e pronėsisė nė bregdet dhe kudo tjetėr duhet tė jepet sipas pėrcaktimeve tė Kushtetutės", komentoi Niko Nesturi, nga Shoqata e Bregdetit, njė grup qė mbron pronat e banorėve autoktonė tė bregut tė Jonit.
Shumica dėrrmuese e banorėve tė bregdetit e ka pasur tė vėshtirė tė sigurojnė dokumente tė rregullta pronėsie, qoftė edhe pėr shtėpitė e oborret e veta, si pasojė e kostos sė stėrmadhe qė mbart aplikimi pėr nxjerrjen e titujve tė pronėsisė nėpėr kadastra.
Pronėsia nė bregdet
Banorėt e zonave bregdetare i kanė pėrdorur kėto toka qė nga kohėn e lashta, nė formė kullotash personale apo kolektive, apo nė formė pyjesh. Pas reformės sė Tanzimatit, Perandoria Osmane shpėrndau tituj pronėsie tė modelit tė Kodit tė Napoleonit, ku bazohet edhe sistemi aktual ligjor i Shqipėrisė. Nė vitin 1993, kur qeveria miratoi ligjin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, njė klauzolė e posaēme sanksionoi se toka pranė vijės bregdetare konsiderohej si "zonė me pėrparėsi turizmin" dhe nuk kthehej te pronarėt, as nuk shpėrndahej si tokė bujqėsore me tė drejta tė plota pronėsie.
Banorėt e bregdetit
Bregdeti i Shqipėrisė ėshtė nė shumicė dėrrmuese pak i populluar. Shqiptarėt qė kanė jetuar nė bregdet prej shekujsh pas vitit 1990, u pėrballėn me faktin se qeveria e kohės e konsideroi vijėn bregdetare monopol shtetėror dhe nuk i dha tė drejtė askujt tė ndėrtonte, qofshin banorė vendas apo tė tjerė. Njė pjesė e bregdetit, veēanėrisht pranė zonave me akses infrastrukturor, iu dha pėrmes kontratave koncesionare apo qirave simbolike investitorėve tė ndryshėm, me synimin qė tė ndėrtoheshin fshatra turistikė. Nė fakt, toka e marrė nė kėtė mėnyrė, u pėrdor pėr ndėrtim vilash dhe apartamentesh, tė cilat u nxorėn menjėherė nė shitje dhe kurrfarė aktiviteti turistik nuk u krye aty.
Banorėt vendas tė bregdetit, tė cilėt nuk morėn dot tokė bujqėsore e nuk morėn dot as truall pėr ndėrtim, filluan tė ndėrtojnė pa leje dhe u pėrballėn me pasiguri ekstreme, pėr shkak se qeveria shumė shpesh ua shembi shtėpitė e ndėrtuara.
Burime pranė qeverisė shpjeguan se Kryeministri synon tė zbusė protestat e banorėve vendas kundėr investitorėve, duke u shpėrndarė nga njė ngastėr tokė. Por ekspertėt vėrejnė se sipėrfaqe tė tilla prej vetėm 750 metrash katrorė pėr familje, nuk mjaftojnė as pėr njė shtėpi fshati dhe janė tė pamjaftueshme pėr tė ndėrtuar ēfarėdolloj aktiviteti ekonomik.
|


|