Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

21 Maj 2013

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, nuk raportohen viktima

2012-04-22

Një tërmet i fuqishëm me fuqi 6.6 ballë i shkallës rihter  ka goditur sot në mëngjes bregun lindor të Indonezisë, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa, por nuk ka pasur raporte për viktima në njerëz.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte afro 80 kilometra nga provinca Papua, në Indonezi dhe 30 kilometra nën nivelin e oqeanit.

Banorët e qytetit Manokvan, vendi i banuar i cili shtrihet  më afër epiqendrës së tërmetit, thanë se ka pasur dëme në ndërtesa, përfshirë edhe murin e një ndërtese qeveritare, që ishte shkatërruar.

Zyrtarët e Agjencisë Meteorologjike dhe Gjeofizike të Indonezisë ndërkohë nuk kanë dhënë alarm për cunami. 21 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.