Gara për president në Francë mbeti tërësisht e hapur ndërsa francezët dhanë një pjesëmarrje të lartë përtej të zakonshmes në këtë vend ndërsa kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen duket se ia ka dalë të marrë 20 për qind të votave duke u renditur e treta.
Sipas sondazheve të zhvilluara me modele kompjuterike që Reuters vlerëson se janë shumë të besueshme, Hollande ka 29 për qind të votave ndërsa presidenti aktual 26 për qind.
Kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon rezultoi i katërti me 11 për qind. Le Pen, e cila luftoi me një platformë anti-emigracion, kërkoi që vendet e punës të ruhen për francezët në një kohë kur papunësia është në pikën më të lartë në 12 vjet. Ajo kërkon gjithashtu braktisjen e euros dhe rikthimin e politikës monetare në duart e Parisit.
Arritja e saj reflekton një valë mbështetjeje për partitë popullore jashtë politikës së konsoliduar në shumë vende të eurozonës, nga Amsterdami në Athinë, rrjedhojë e masave të kursimit dhe të krizës së borxheve.
Sipas Reuters, ndoshta Sarkozy do të jetë presidenti i parë i Francës në tre dekada që humbet mandatin e dytë. 22 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.