Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Holandë, zgjedhjet e reja mbahen në shtator

2012-04-28

Pas dorëheqjes nga posti i tij ditën e hënë, Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka deklaruar për shtypin lokal se zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen më 12 shtator.

Shkak për humbjen e mbështetjes së jashtme për Rutte u bënë përplasjet me Geert Wilders, të partisë ksenofobe mbi adoptimin e masave shtrënguese në buxhet.

Partia populiste e ekstremit të djathtë që bashkëqeveriste me qeverinë nuk pranoi planin e kursimit, që parashikonte adoptimin e masave financiare në linjën e përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Megjithëse Holanda nuk ishte prekur nga kriza, ajo duhej t’i përshtatej kushteve të BE, të cilat aleatët e kryeministrit Rutte i kishin refuzuar, sidomos shkurtimet në buxhet, që synojnë reduktimin e borxhit publik. 28 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.