Rreth 35 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të humbur, pasi një anije u mbyt në një lumë në veri-lindje të Indisë, bëjnë të ditur burime policore.
Anija ishte duke transportuar rreth 200 pasagjerë nëpërmjet lumit të Brahmaputrës, pranë Fakiragramit në perëndim të qarkut të Dubrit.
Sipas raportimeve në mediat vendase, bilanci paraprak flet për rreth 35 të vdekur dhe 75 të humbur, ndërsa disa dhjetëra të tjerë arritën të mbijetonin duke notuar deri në breg.
Policia shtoi se aksidenti ndodhi 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit të shtetit, Gauhati, në një zonë larg qendrave të banuara, dhe si rezultat ishte shumë e vështirë që të jepej ndihma e parë në kohë. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake mendohet se moti i keq, me reshje të dendura, është bërë shkak për këtë ngjarje të rëndë. 30 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.