Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

22 Maj 2013

Indi, mbytet trageti, mbi 200 të vdekur

2012-05-01

Pjesa më e madhe e viktimave gra dhe fëmijë

Rreth 200 persona të vdekur dhe 100 të humbur është bilanci paraprak i një tragjedie të ndodhur pasditen e djeshme në ujërat e lumit Brahmaputra, në Indi. Një traget me rreth 500 persona në bord është mbytur pranë zonës së Dhubrit, në shtetin e Assamit. Lajmi është bërë publik nga Mbrojtja civile indiane. Operacioni për shpëtimin e të mbijetuarëve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave ka vijuar përgjatë gjithë natës. Burime nga vendi i ngjarjes kanë raportuar për mediat ndërkombëtare se bilanci i të viktimave mund të jetë mbi 200 persona. Sipas tyre, vështirësia në përcaktimin e shifrës së saktë të viktimave qëndron në faktin se familjarët i kanë nxjerrë trupat e të afërme të tyre, përpara se të vinin skuadrat e shpëtimit. Mjeti lundrues, me dy kate, ishte parashikuar të mbante në bord 250 persona. Përkeqësimi i kushteve të motit, ka ndikuar në përmbytjen e menjëhershme të tragetit dhe për pasojë të 500 pasagjerët e tij kanë përfunduar në lum.
1 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Na vizitoni ne faqen e re

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.