Qindra protestues u mblodhën në jug të Afganistanit, duke brohoritur parulla anti-amerikane, ndërsa në duar mbanin trupat e katër fëmijëve, që ata thanë se u vranë nga forcat e NATO-s gjatë një përleshjeje me talebanët.
Mohamed Jan Rasouljar, zëvendës guvernator provincial në Zabul, tha se fëmijët e moshës 8 deri 12 vjeç, kanë vdekur gjatë një përleshjeje me armë mes kryengritësve talebanë dhe forcave të NATO-s e atyre afgane në provincën e Shahjojit.
Rasouljar tha se disa dëshmitarë thonë se kryengritësit, dhe jo forcat e huaja, janë përgjegjës për vrasjet. NATO thotë se është duke hetuar incidentin. Misioni i udhëhequr nga SHBA-të është fajësuar për një numër viktimash civile në Afganistan, duke përfshirë një incident në muajin mars, kur ushtari amerikan, Robert Bejls vrau 17 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë. 1 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.