Një gjeneral i lartë i Rusisë kërcënoi me sulme parandaluese mbi vendet ku SHBA parashikon të ndërtojë sistemin e vet të mbrojtjes rraketore në Poloni, duke përkeqësuar në këtë mënyrë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashintonit, të cilat gjatë viteve të fundit janë acaruar shpesh nga kjo temë.
Më herët, zyrtarët e Rusisë patën deklaruar se sistemi i mbrojtjes raketore do të kthehej në objektiv në rast lufte, por kjo është hera e parë që Moska kërcënon me shkatërrimin e tyre gjatë fazës së ndërtimit.
Komentet e gjeneralit Nikolai Makarov, i cili është shefi i shtabit i armatave të Rusisë erdhën vetëm pak ditë para se kryeministri Vladimir V. Putin të kthehet në rolin e presidentit. Ato po interpretohen si një ndryshim në politikën e jashtme nga linja e ndjekur nga presidenti në ikje Dmitri A. Medvedev. 4 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.