Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

19 Maj 2013

Sarkozy-Hollande nxjerrin në shesh mbështetësit

2012-04-17

Francë

Dy kandidatët kanë organizuar mitingje madhështore para votimit të 22 prillit

Në qendër të Parisit, në nj nga sheshet më të famshëm te qytetit presidenti francez Sarkozy doli sërish  për të siguruar vota vetëm një javë para zgjedhjeve të 22 prillit. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të dëgjuar fjalimin e fushatës elektorale të presidentit francez Nikolas Sarkozy për një mandat të dytë. Duke pasur parasysh sondazhet e deritanishme, të cilat parashikojnë një humbje në zgjedhjet e balotazhit me 6 maj, ata donin t'i japin mbi të gjitha kurajo presidentit dhe vetvetes. Presidenti premtoi stabilitet dhe rritje ekonomike për Francën nëse do të zgjidhej sërish. Shumë prej francezëve mendojë se programi i tij në fushën e ekonomisë është më i besueshëm se ai i kundërshtarit të tij, socialistit Hollande. Ka edhe nga ata që besojnë se vetëm Sarkozy është ai që mund të shpëtojë Francën nga kriza. "Ai na shpëtoi. Në krahasim me Italinë, Spanjën dhe Portugalinë, Franca i ka punët mirë. Pa të si president, këtu do të ishte më keq se në Greqi”, shprehen disa mbështetës. Ndërkaq edhe rivali i tij Francois Hollande zhvilloi një miting madhështor në një prej shesheve kryesore në pjesën lindore të kryeqytetit. Ai iu drejtua turmës  duke i thënë se kishte ardhur koha e ndryshimit por nuk bëri sulme personale kundrejt Sarkozy-së. “Franca në të gjithë këto vite ka ecur në drejtimin  gabuar. Ka ecur në drejtimin e masave të rrepta të kursimit, krizës dhe papunësisë. Është koha për të ndryshuar faqe”, tha ai.  Organizatorët e të dyja mitingjeve pretenduan se më shumë se 100 mijë njerëz ishin të pranishëm. Të dy kandidatët për president të Francës janë shumë afër në sondazhe, por Hollande parashikohet si fitues i garës në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohet në 6 maj.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.