Vala e sulmeve të koordinuara me armë zjarri, granata dhe predha antitank në qendër të kryeqytetit afgan Kabul përfundoi pas 18 orë luftimesh mes talebanëve, forcave vendase të sigurisë dhe atyre ndërkombëtare. Kështu raportuan burimet zyrtare. Sipas zëdhënwsit të policisë së Kabulit talebani i fundit i armatosur, që po gjuante afër parlamentit në pjesën perëndimore të qytetit, u vra në orët e para të mëngjesit të së hënës. Talebanët kishin vendosur që mesditën e së dielës në shënjestër zonën e selive diplomatike dhe zyrat e Natos në vend. Sipas tyre ky ishte një “çmimi” për abuzimet e amerikanëve. Po sipas burimeve zyrtare 36 talebanë dhe 8 forca afgane të sigurisë u vranw në luftimet që zgjatën plot 18 orë. Edhe tre civilë humbwn jetwn, thanë burimet nga Ministria e Brendshme. Po sipas këtyre burimeve 66 veta, mes të cilëve 25 civilë u plagosën. Talebanët përveç kryeqytetit sulmuan edhe provincat e Logar-it, Paktia-s dhe Nangarharit. Ndërkohë presidenti afgan Hamid Karzai i ka lidhur sulmet e të dielës me dështimin e shërbimeve të inteligjencës, kryesisht atyre të huaja. Nga ana tjetër, tjetër ai vlerësoi shumë punën e forcave vendase të sigurisë, duke i quajtur ato të denja dhe krejtësisht të afta për të mbrojtur vendin. "Infiltrimi i terroristëve në Kabul dhe provinca të tjera është një dështim i shërbimeve të inteligjencës për ne dhe veçanërisht për Naton dhe kjo duhet hetuar me shumë përgjegjësi” tha Karzai për agjencinë e lajmeve AFP.
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.