Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, gjatë muajit prill kanë ushtruar një sërë kontrollesh në subjekte me aktivitet në fushën e ndërtimeve, që operojnë në Qarkun e Tiranës.
Në 21 subjektet e marra në shqyrtim kontrolli është përqendruar në dokumentacionin fiskal në lidhje me regjistrimin e subjekteve para fillimit të aktivitetit, deklarimin e punonjësve për efekt të sigurimeve shoqërore, deklarimin e nivelit të punimeve pranë Administratës Tatimore si dhe në lidhje me dokumentacionin teknik për çdo objekt në ndërtim apo të ndërtuar.
Sipas të dhënave të DPT, për çdo parregullsi janë vendosur penalitetet përkatëse në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi.
Këto kontrolle tw ndërmarra nga ana e Tatimeve janë në funksion tër formalizimit të biznesit, me qëllim luftën kundër evazionit fiskal dhe krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e aktivitetit nga subjektet tatimpagues. 24 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.