Etnografja Afërdita Onuzi, teksa ka marrë fjalën e saj, ka dashur të ndalojë te parimi bazë i ngritjes së muzeve: pasuria materiale që ka sot Shqipëria për të ngritur muze. “Kur mendojmë për riorganizimin e muzeve duhet të kemi inventar të saktë se çfarë dhe sa objekte zotërojmë. Duhet së pari të njohim situatën. Këtë e them jo vetëm nga ato që kam parë nga afër, por edhe nga pasqyra e informacionit që na është ofruar. Duke folur më shumë për muzetë etnografikë që i njoh, nuk është e thënë që të kemi disa muze në një krahinë. Ne duhet të vlerësojmë se çfarë ka më tipike Kavaja, Korça e qytete të tjera, e të ngremë muze pikërisht me këtë tematikë. Në këtë mënyrë shmangim përsëritjen e muzeve me të njëjtin karakter”, ka thënë Onuzi. Ajo është ndalur edhe në mënyrën moderne të konceptimit të këtyre muzeve dhe përfshirjen e minoriteteve në muzetë etnografikë.
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.