Banorët – Tanit: Pozicionohu në një grup

“Big Brother Albania”

Tani ka filluar t’i vërë në dyshim banorët për lojën që po bën. Si Liami, ashtu edhe Gerta, gjatë një bisede me të i thonë që është koha kur ai të vendosë se në cilin grup do të jetë. Tani nuk ka dhënë një përgjigje konkrete dhe vazhdon që të flasë me të gjithë

Banorët janë të mendimit se të shtunën do të ketë eliminim të dyfishtë në shtëpi. Ata e motivojnë këtë mendim me faktin që finalja është afër dhe janë shumë brenda në shtëpi. Nominimet marrin një pjesë të mirë të bisedave të tyre, ndërkohë që Ermali feston ditëlindjen brenda shtëpisë.

Françeska flet për lidhjen me Ermalin

Gerta dhe Françeska ndodhen pranë oxhakut dhe Gerta fillon që të flasë për Gracianon dhe debatin që ajo pati me të. Më parë Graciano i pati thënë me ironi se do të ishte situatë interesante sikur ajo të lidhej me të dy djemtë, Arbrin dhe Liamin. Françeska i thotë se edhe ajo nuk duhet ta kishte lejuar veten të debatonte në atë formë me Gracianon. Gerta shprehet se Graciano nuk është askush që mund të gjykojë atë dhe ndihet e ofenduar nga disa fjalë që ai i ka thënë në debat e sipër dhe me ironi. Gerta përmend Lorin dhe thotë se Graciano nuk mund të flasë për të tjerët, sepse ai vetë nuk e donte në të vërtetë Lorin, ndërsa Françeska i thotë se Graciano dhe Lori e kanë pranuar që të dy se nuk kanë ndonjë ndjenjë të madhe për njëri-tjetrin. Gertës i vjen keq që Graciano i ka thënë se ajo po mundohet që të bëjë një lojë të dyfishtë duke u afruar e joshur edhe Liamin edhe Arbrin. “Kush është ai që të më gjykojë mua që vetëm muhabet bëj”, thotë Gerta dhe Françeska i jep të drejtë, duke thënë se ajo ka të drejtë që mërzitet për një gjykim të tillë. Gerta thotë se Graciano po kapet me të pa baza vetëm sepse nuk mund të kapet me pjesën tjetër të banorëve. Gerta më pas bën një paralele të historisë së Erionit dhe Klaudjas, me atë që kishte në fillim Françeska me Ermalin. Françeska fillon të tregojë fillimet e lidhjes së tyre dhe shprehet se është e kënaqur që Ermali zgjodhi të vazhdonte lidhjen në shtëpi dhe jo atë jashtë.

Graciano sqaron Gertën

Gerta dhe Françeska vazhdojnë bisedën e tyre, ndërkohë që aty vjen Graciano. Ai ulet pranë vajzave dhe fillon që të flasë me Gertën për të sqaruar debatin që pati mbrëmë me të. Graciano i thotë Gertës se ai i tha vetëm se Liami i shkeli syrin, ndërsa ajo e quajti këtë si shprehje vulgare. “Ti më thua je shumë vulgar për moshën që ke, Pse?” i thotë Graciano Gertës dhe ajo i thotë se ai nuk duhet të thoshte se mes saj dhe Liamit ka flirte, sepse kjo nuk është e vërtetë. Gerta i kërkon Gracianos që ta lënë këtë bisedë, sepse tashmë është e sqaruar dhe largohet.

Graciano vazhdon të bisedojë me Françeskën dhe Gentën e u thotë se ka parë mjaft gjeste vulgare të Liamit prapa krahëve të Gertës dhe se nëse ai do të flasë për ato që ka parë e dëgjuar dhe nëse i vë ata të dy përballë duke marrë si dëshmitarë gjithë banorët e tjerë, është i sigurt se Gerta dhe Liami kanë për të përfunduar në një debat shumë të ashpër. Graciano thotë se nuk dëshiron që të kapet me një gjë të tillë dhe më pas përmend shprehjen e Gertës, e cila akuzonte Gentën e Gracianon se fjetën bashkë dhe këtë e shihte si mungesë respekti ndaj Lorit. Graciano u tregon vajzave se Gerta merr udhëzime nga Liami dhe përmend disa raste, të cilat, sipas tij konfirmojnë këtë gjë. Françeska fillon dhe flet për Ermalin dhe thotë “kam frikë se po del Ermali keq”. Ajo i referohet faktit se Ermali në disa debate është nervozuar dhe ka folur me fjalë të rënda dhe Françeska druhet se kjo gjë do ta penalizojë jashtë shtëpisë.

Françeska i shkruan Ermalit: Të dua

Françeska u thotë banorëve se ka vendosur që si surprizë për ditëlindje Ermalit t’i dedikojë një shkrim me gurë në oborrin e shtëpisë. Erioni në dhomën e ndenjes bisedon me Françeskën për t’i bërë Ermalit një surprizë. Gjatë ditëlindjes së Tanit ai ka thënë se nuk dëshiron një festë si ajo dhe as tortë, por dëshiron një “Barbekjy”. Erioni thotë se do të bëjë kërkesë te Vëllai i Madh që të bëjë një gjë të tillë edhe nesër ku ai të pjekë mish e qofte për Ermalin. Më pas Erioni largohet dhe Françeska del në oborr për të shkruar urimin për Ermalin. E ndërsa ajo merr gurët e bardhë, Dritani shkon dhe e ndihmon që ajo ta përfundojë më shpejt urimin në mënyrë që Ermali të mos e shohë pa e mbaruar plotësisht. Më pas Ermali del jashtë në oborr dhe sheh urimin që i ka dedikuar Françeska. “100 VJEÇ, TË DUA” është urimi i Françeskës dhe më poshtë ajo ka bërë një zemër, e cila brenda mban shkronjën F dhe E.

Erioni – Liamit: Mund të vijë Evelina, të jetojë në Shqipëri?

Liami dhe Erioni qëndrojnë në kopsht e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Erioni e pyet për Evelinën, të dashurën e tij, nëse ajo mund të vinte të jetonte në Shqipëri, po t’ia kërkonte Liami këtë gjë. Liami thotë se nuk e ka pyetur dhe nuk mund ta dijë me siguri, por nuk beson se ajo mund të pranonte të vinte. Ai shprehet se nëse do të kishte oferta të mira pune në Shqipëri, edhe mund t’ia kërkojë këtë gjë Evelinës. “Por nuk është e drejtë edhe ta sjell nga Gjermania këtu”, shprehet Liami. Kështu, ata flasin me njëri-tjetrin për zgjedhjet që janë të detyruar të bëjnë ndonjëherë në jetë dhe për prioritetet e tyre. Duke iu referuar lidhjes së Liamit, Erioni shprehet se i vjen keq që ai nuk e kuptoi vendimin që Erioni mori për marrëdhënien midis tij dhe Klaudjas. Liami thotë se është bazuar tek ajo që ka parë, por nuk është se nuk e ka kuptuar. “Nuk është ndjenjë ajo që përjetova me Klaudjan, sepse njeriu nuk mund të ndiejë për një muaj”, shprehet Erioni. Ai thotë se mund të ketë pasur një pëlqim apo tërheqje ndaj saj, por për ndjenja duhet kohë më e gjatë. Ai e pyet Liamin se çfarë do të mendonte, nëse Erioni do të pranonte që të lidhej me Klaudjan, duke harruar të dashurën tij në Greqi. “Nuk do të të gjykoja fare për këtë”, i thotë Liami. “Nuk është burrëri kjo”, thotë Erioni, i cili mendon se në këtë mënyrë ia fut pas shpine të dashurës. “Por nuk mund të të presë njeri ashtu siç i the ti, sepse ti nuk i lë shpresë”, i thotë Liami lidhur me Klaudjan. Liami mendon se Klaudja do ta vlerësonte Erionin, nëse ai do t’ia bënte të qartë se s’mund të ishin dot bashkë.

Gerta sqaron raportin e saj me Liamin e Arbrin

Dritani e pyet Gertën se çfarë ndodhi mbrëmë gjatë natës mes saj dhe Arbrit, sepse atij iu duk sikur ata po bënin sikur po putheshin për të futur banorët në lojë. Gerta i thotë se ndoshta mund të jetë dukur keq, por ata ishin afër vetëm sepse Arbri po i thoshte diçka në vesh. Dritani më pas e pyet Gerin: “e ke menduar se këtu ka dhe njerëz që të vënë në lojë?”, ndërsa Gerta i përgjigjet “s’ka lidhje fare, se kështu duan t’i kuptojnë këta gjërat”. Gerta e mohon se do të krijonte një lidhje për të shkuar në finale dhe për më tepër të afrohet me dy meshkuj njëkohësisht. “Nuk e kuptoj se përse diskutohet kaq shumë për mua, kur të tjerat këtu edhe kanë fjetur me djemtë”, thotë Geri, ndërsa Tani thekson se banorëve u bën përshtypje sjellja e saj, sepse në fillim ajo është shprehur kundër këtyre gjërave. Gerta thotë se ajo tashmë i ka njohur më mirë banorët dhe është afruar më shumë me Arbrin dhe Liamin, por kjo nuk do të thotë se ajo ka ndryshuar mendimet e saj. “Unë e kam shprehur edhe më parë, jam shumë strikte dhe fanatike për ca gjëra, nuk i toleroj”, shprehet Gerta.
Gerta- Tanit: Është koha të zgjedhësh në cilin grup do të shkosh

Gerta dhe Dritani vazhdojnë të bëjnë thashetheme për banorët e tjerë dhe për mënyrën se si po luajnë ata. Të dy komentojnë sjelljen e banorëve dhe e nisin që nga Ermali dhe Françeska. Dritani fillon t’i tregojë Gertës për Françeskën dhe thotë se ajo është një ndër banorët që edhe pse është e pozicionuar në grup me Ermalin dhe një pjesë tjetër të banorëve, është e vetmja që bën biseda me të gjithë banorët dhe që i thotë gjërat siç i mendon. Gerta ndan të njëjtin mendim me të për sa i përket Françeskës, por e kundërshton për Ermalin dhe thotë se ai e ngacmon shumë duke i folur me ironi, gjë e cila ka sjellë mjaft debate mes tyre.

Më pas Gerta i thotë Dritanit: “është koha që të pozicionohesh, ose të shkosh andej ose në grupin tjetër”, por Dritani nuk i kthen një përgjigje konkrete se në cilin grup dëshiron që të bashkohet ai. Gerta i thotë se nuk duhet të bëjë lojë individuale, sepse pjesa tjetër e banorëve janë të pozicionuar tashmë, ndërsa Dritani vazhdon të bëjë thashetheme për banorët e tjerë. Ata fillojnë të flasin për Erionin dhe për Gracianon, ku Gerta komenton përsëri debatin me Gracianon dhe të dy komentojnë sjelljen e Erionit për Klaudjan dhe atë që ndodhi të shtunën gjatë spektaklit.

Autor te 26 Prill 2012. Big Brother. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry