HOROSKOPI – 1 Maj 2012

DASHI – Sot nuk do të ndiheni në formën e duhur fizike. Ilaçi më i mirë për këtë do të jetë pushimi dhe ushqimi i shëndetshëm. Një reflektim më i thellë do ju lejojë të vini në vend gjërat që nuk funksionojnë në marrëdhënien në çift.

 

DEMI – Humori juaj sot është pozitiv, duke reflektuar kështu dhe në gjendjen tuaj shpirtërore. Personat që do të njihni sot do të jenë tërheqës dhe misteriozë. Programet me miqtë do të jenë argëtuese dhe sipas shijes suaj. Në dashuri po kaloni ditë të mira.

 

BINJAKËT – Jeni nën kontrastin e Hënës dhe ndiheni të përfshirë nga një ankth që nuk ju lejon të arsyetoni kthjellët. Mundohuni të evitoni çdo motiv tensioni dhe debati me persona të afërt për ju dhe mos u sforconi shumë fizikisht. Qartësoni idetë tuaja në sektorin e dashurisë duke i kërkuar këshilla një mikut tuaj.

 

GAFORRJA – Së shpejti për ju do të ketë lajme të mira në sektorin sentimental. Gjithçka do të ndryshojë për mirë pas një periudhe krize. Meritë kjo e Afërditës në shenjën e Demit, që do të krijojë një atmosferë më të ngrohtë. Mundohuni të përfitoni nga ky moment për të rigjetur sensacionet e takimeve të para me partnerin.

 

LUANI – Puna, studimi dhe financat janë të favorizuara nga kalimet planetare. Gjithsesi në zgjedhjet tuaja duhet të jeni më objektivë dhe konkretë. Në qoftë se keni nevojë të pushoni, asgjë më mirë se shoqëria e leximit të një libri mund ta bëjë këtë, një roman dashurie mund t’ju dhurojë emocione të bukura.

 

VIRGJËRESHA – Dita e sotme do të jetë e përshtatshme në fushën financiare. Raste të shkëlqyera për të realizuar projekte të reja për ata që punojnë jashtë vendit ose që udhëtojnë shpesh për motive pune. Mundohuni të dalloni bashkëpunëtorët më të besuar për të sfiduar rivalët tuaj.

 

PESHORJA – Pozicioni i formuar midis Afërditës dhe Plutonit është një garanci e mirë për ju, duke ju ndihmuar në çdo iniciativë që do të merrni. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj dhe një shqetësim i vogël në aparatin tretës nuk duhet anashkaluar. Dashuria do të kalojë në plan të dytë sot.

 

AKREPI – Edhe pse marrëdhëniet me partnerin nuk janë në nivelin e duhur, yjet ju dhurojnë gjallëri. Nuk do të mungojnë rastet për t’u argëtuar. Të privilegjuar do të jenë ata që janë singëll dhe personat e rinj në moshë, të cilët mund të kenë një takim magjik që mund të ketë një vazhdim me të vërtetë të papritur.

 

SHIGJETARI – Jo në të gjitha ditët do të arrini të planifikoni impenjimet tuaja me entuziazëm, ndonjëherë ndiheni me të vërtetë të mërzitur. Por sot mund të përfitoni nga energjia që ju fal Hëna për të përfunduar me sukses impenjimet profesionale. Mbrëmje e këndshme në shoqërinë e partnerit.

 

BRICJAPI – Fati po troket në portën tuaj. Dhe kur bëhet fjalë për fat, yjet kanë ndërmend të përfshijnë sektorin financiar, punën, dashurinë dhe shumë raste të tjera ku mund të shprehni sensualitetin tuaj dhe ta jetoni të lumtur jetën. Entuziazmi dhe pasioni do ju shoqërojë në çdo gjë që bëni.

 

UJORI – Ditë interesante dhe e pasur me të reja në sektorin profesional dhe sentimental. Gjithsesi mos lini pas dore çështje të pazgjidhura. Besimi që keni në vetvete dhe te partneri do ju ndihmojë të hiqni nga mendja çdo dyshim.

 

PESHQIT – Falë Hënës që është në favor me shenjën tuaj mund të realizoni projekte që keni për zemër dhe të argëtoheni në mënyrë të shkëlqyer në shoqërinë e miqve tuaj. Përveç kësaj mund të bëni udhëtime, ku do të keni eksperienca të reja e do të takoni persona interesantë.

Autor te 1 Maj 2012. Horoskopi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry