HOROSKOPI – 4 Maj 2012

DASHI – Energjitë tuaja sot janë mjaft të mira. Kështu që, përveç çështjeve profesionale të momentit, jeni të interesuar edhe mbi ato çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj. Në fakt, do të përqendroheni te mundësitë e mira që ju ofrohen në sektorin profesional, për të avancuar në karrierën tuaj. Kujdes me ushqimin, mos lëndoni personat që ju duan dhe kujdesuni më shumë për pamjen fizike, edhe në qoftë se do ju duhet të shpenzoni pak më shumë.

 

DEMI – Yjet ju mbështesin në çdo iniciativë, edhe në ato më të rrezikshmet. Intuita dhe nuhatja për biznes do ju lejojnë të hartoni strategji fituese për çdo problem. Dashuria do të rezervojë momente të shkëlqyera, gjithashtu do të merrni lajme nga persona që jetojnë larg.

 

BINJAKËT – Konfigurimet yjore pak të favorshme ju këshillojnë të tregoni kujdes në marrëdhëniet me personat që ju rrethojnë dhe mos të tregoheni shumë kërkues me partnerin. Mundohuni të kurseni, duke hequr ndonjë para mënjanë, sepse në të ardhmen do ju duhen për të realizuar një projekt të rëndësishëm.

 

 

GAFORRJA – Ditë e përshtatshme për të sqaruar ndonjë keqkuptim, ose për të përmirësuar marrëdhëniet sociale. Dikush do të mundohet të vejë rregull në disa çështje praktike dhe në jetën tuaj private, pa u siguruar që kjo ndërhyrje mund t’ju pëlqejë ose jo. Debati me këtë person do të jetë i paevitueshëm. Mundohuni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit dhe mirëqenies tuaj psikofizike.

 

LUANI – Kjo do të jetë një ditë pozitive për ju. Me pak më shumë vullnet, do të mund të zgjidhni një çështje që ju shqetësonte në punë, ose të rinisni sërish një marrëveshje biznesi që në fillim nuk dukej aspak bindëse. Mbrëmja do ju ofrojë një atmosferë mjaft romantike, që partneri do ta ndajë me ju.

 

VIRGJËRESHA – Me Hënën dhe Saturnin në shenjën tuaj, do të përballoni pa vështirësi çdo situatë që do ju shfaqet sot. Do të keni sukses gjithashtu në studim, punë dhe njohje të reja, në qoftë se jeni vetëm. Për sa u përket parave në këtë periudhë, do të dalin me shumicë nga xhepat tuaj. Kujdes!

 

PESHORJA – Dita e sotme do të jetë mjaft produktive. Vini në jetë të gjitha iniciativat që keni në mendje, ose përfundoni një projekt të vjetër, duke u kujdesur për çdo detaj. Hëna dhe Mërkuri do ju ndihmojnë për të përmirësuar marrëdhëniet paksa të tendosura me kolegë e bashkëpunëtorë. Dashuria paraqitet mjaft mirë.

 

 

AKREPI – Do të jetë kurioziteti që do ju shtyjë të kërkoni diçka të re, më stimuluese në aktivitetin tuaj profesional, të pasur me mundësi e surpriza njëra më interesante se tjetra. Dashuria do u japë kënaqësi të gjithëve ju që i përkisni kësaj shenje. Mbani nën kontroll dëshirën për të shpenzuar dhe mos u përfshini në çështje që nuk vlejnë.

 

SHIGJETARI – Përqendroni vëmendjen tuaj mbi projektet që dëshironi të realizoni, pa u penguar nga çështje familjare dhe nga disa pengesa që mund të hasni në punë. Në dashuri shpalosni fantazinë tuaj për të krijuar një atmosferë të veçantë në marrëdhënie me partnerin.

 

BRICJAPI – Çdo lloj gjëje që po prisni nga sfera profesionale, sot do të keni mundësi të mira për t’i arritur. Në qoftë se do ju paraqitet një provë e vështirë, do të keni të gjitha energjitë e duhura për ta përballuar. Mbrëmjen do ta kaloni me një grup miqsh, me të cilët do të ndani interesa dhe eksperienca të reja.

 

UJORI – Yjet ju sigurojnë një volum pune dhe fitime më të mira seç i kishit parashikuar, vetëm se ju duhet të sistemoni pagesat që keni lënë pezull. Në dashuri do të ndiheni të pakënaqur nga marrëdhënia juaj aktuale. Për dikë nga ju do të shfaqen kujtime e do të bëhen nostalgjikë, ndërsa për disa të tjerë do të jetë e vështirë t’i bëjnë ballë tundimit të një aventure. Parashikohen udhëtime e të reja të rëndësishme.

 

PESHQIT – Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj sot. Edhe pse situata është e vështirë, do të tregoheni mjaft të duruar për sa u përket situatave të ndryshme që mund të krijohen sot në marrëdhënie me partnerin. Aventurat nuk do të mungojnë për ata që janë vetëm. Këto aventura do të jenë të shkurtra e do të lënë një shije të hidhur në fund. Mundohuni të zgjidhni një keqkuptim me një familjar, ose një mikun tuaj.

Autor te 4 Maj 2012. Horoskopi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry