Arbana në hapje të spektaklit shprehet se shtëpia e BB këtë javë ka qenë e mbushur me pengesa, duke ua vështirësuar edhe më shumë qëndrimin 9 banorëve të mbetur. Përveç këtij stresi, shtohet edhe stresi i ditëve që sa vijnë e ngushtohen, pasi jemi vetëm 3 javë larg finales.


Sonte në shtëpinë e BB do të ketë shumë surpriza. Pas pak, në shtëpinë e BB do të hyjë ambasadori Sequi, që do të ketë një rol të veçantë në provën e Javës Europiane.

Gjithashtu, sonte do të ketë një penalizim shumë të fortë për disa nga banorët e shtëpisë.


Arbana bën me dije se një nga provat e javës ka qenë semafori. Kur ndizej jeshilja, ata duhet të lëviznin gjithë kohës. Kur ndizej e kuqja duhet të ndalojnë. Në atë moment në shtëpinë e BB bie gongu, që sinjalizon fillimin e provës, e Arbana u thotë banorëve se duhet të respektojnë semaforin jeshil, e më pas atë të kuq.


Arbana komunikon me Gentën e Gracianon, të cilët këtë javë kanë qenë në nominim, e sonte njëri prej tyre do të lërë shtëpinë e BB. Këtë javë ata të dy kanë ndenjur shumë pranë. Arbana i fton të gjithë të shohin një klip shumë të këndshëm. Java që fillon me qenushët në shtëpi e përfundon me disa momente të tjera të bukura. 5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)