Clinton lë Kinën, disidenti Chen shtohet në spital

Pritet që disidenti kinez të niset për studime në Nju Jork

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka lënë sot Kinën pas arritjes së një marrëveshjeje me autoritetet kineze për fatin e disidentit Chen Guangcheng. Paraprakisht mësohet se disidenti kinezë do të lejohet të largohet bashkë me familjen e tij për në Amerikë. Atij do t’i jepet një bursë studimesh nga Universiteti i Nju Jorkut. Për momentin Chen ndodhet në spital. Ai theu masën e “ arrestit në shtëpi” dhe u strehua për gjashtë ditë në ambasadën amerikane në Pekin, ku kërkoi ndihmë për zgjidhjen e çështjes së tij.

5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 5 Maj 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry