Tashmë që nuk mungojnë shumë javë nga finalja, banorët po fillojnë të llogarisin se cilët nga banorët do të shkojnë në finale. Në këtë kuptim Gerta diskuton me Liamin, duke e konsideruar Françeskën banore më të fortë se Ermalin


Eliminimet gjatë spektaklit të sotëm dhe nominimet e javës në vazhdim, përbëjnë shqetësimet kryesore të banorëve. Megjithatë, debatet nuk mungojnë në shtëpi, Liami përballet me Françeskën, ndërsa Erioni me Gertën. Nga ana tjetër, duket se Arbri dhe Liami po bëjnë plane kundër banorëve.


Françeska, Gertës: Arbrin nuk e shoh në finale, po ia zë ti


Françeska dhe Geri qëndrojnë së bashku për disa orë, ku së pari kanë ndenjur duke biseduar në oborr e duke ndarë eksperiencat e jetës me njëra-tjetrën, e më pas kalojnë në kuzhinë, ku gatuajnë drekën. Françeska tregon se i ka bërë çudi një rast që i ka thënë Gentës të mos përsërisë fjalët e të tjerëve, e ajo i është përgjigjur: “Nuk përsëris fjalët e Liamit” , ndërkohë që ajo nuk e kishte përmendur fare Liamin. Gerta thotë se Liami e Ermali janë të dy nervozë, ndërsa Françeska shton se paçka se ata kanë debatuar në BB, mendon se jashtë do të jenë miq shumë të mirë. Françeska thotë se kohët e fundit nuk e shikon Arbrin në finale e shton se vendin e tij mund ta zërë Gerta në finale. Gerta përgjigjet se kjo gjë sigurisht që i pëlqen, por nuk është e sigurt. Françeska thotë se do të ishte mirë që në finale të shkonin dy femra (ato të dyja), e Gerta thotë se më shumë shikon Françeskën në finale sesa Ermalin, pasi ajo është më aktive.


Françeska përgjigjet se ata të dy janë tipa të kundërt, por dhe Ermali ka pjesën e tij, që di të debatojë dhe është i shkolluar, ndërsa ajo është vajza e debateve. Gerta thotë se shkollimi nuk ka të bëjë, pasi ata nuk kanë ardhur të bëjnë politikë, e Gerta thotë se Françeska i duket më tip se Ermali. Françeska përgjigjet se nuk mund ta pohojë se është e njëjta gjë si të shkojë ajo, si të shkojë Ermali në finale, pasi kjo nuk do të ishte shprehje dashurie. Gerta pyet Françeskën nëse do të hiqte dorë nga loja për Ermalin e ajo mohon. Françeska thotë se në përgjithësi është shumë dyshuese e mendon se jashtë lidhja e saj me Ermalin do të jetë më e bukur, por nuk mund të thotë se jep jetën për të.


Françi, Erit: U zgjove pas gjumit të gjatë


Prova javore vazhdon të jetë prezente te banorët gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që Françeska dhe Gerta merren me gatimin, Eri shkon afër Gertës dhe i thyen një vezë në kokë. Ajo sapo ka bërë dush dhe mërzitet nga ky fakt, ndërkohë që situatën në dorë e merr Françeska, e cila i bërtet me zë të lartë atij, duke i thënë se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në heshtje dhe aspak prezent në ngjarjet e shtëpisë, ndërsa tani po mundohet që të bëhet protagonist me gjëra pa vlerë. “U zgjove pas gjumit të gjatë”, i thotë ajo. Ndërsa Erioni i kujton se ajo e ka mbajtur afër gjatë gjithë kësaj kohe dhe se duhet ta priste kaq kohë për ta kuptuar se si është në të vërtetë. “Po normal, pse mos të kam gjë vëlla unë ty?!”, i thotë Françeska e nervozuar. Batutat me njëri-tjetrin vazhdojnë për disa minuta, duke i kujtuar njëri-tjetrit sjelljet gjatë situatave të caktuara në shtëpi. Ndërsa Gerta thotë se i është vrarë koka nga ai veprim dhe se Eri nuk duhet ta kishte bërë. “Do ta shikosh se ç’do të të bëj”, i thotë Gerta, ndërsa Erioni ia kthen: “E deklaroj luftën zyrtarisht të hapur”. “U zgjua nga gjumi ky tani”, thotë Françeska, si për ta përkrahur Gertën.


Miqësi e fshehtë midis Liamit e Arbrit


Liami dhe Arbri shkojnë afër pishinës e fillojnë të thurin plane midis tyre për sa u përket nominimeve që mund të bëjnë këtë javë dhe banorëve që mendojnë se mund të dalin. Ata u kanë vendosur nga një numër secilit banor të grupit kundërshtar dhe japin mendimin se cili nga banorët duhet të dalë. Më pas ata flasin për sjelljen dhe zënkat midis tyre, duke përfshirë edhe marrëdhënien me Gertën. Arbri mendon se po duket shumë “tip” nga publiku dhe se për këtë arsye ai mundohet që të krijojë zënka e debate shpesh edhe të kota. Situata gazmore krijohen në dush, ndërsa Genta dhe Graciano janë duke u larë. Ata lëvizin pa pushim me ngjyrën jeshile të semaforit dhe sapo vendoset ngjyra e kuqe, ata rrinë pa lëvizur, ndërsa uji në dush vazhdon të rrjedhë. Arbri qesh dhe lëviz gjatë ekzekutimit të provës dhe skualifikohet për herë të dytë. Pas tij skualifikohet përsëri edhe Liami.


Gerta e Liami: Françi është konkurrente më e fortë se Ermali


Ndërsa Liami dhe Gerta janë duke biseduar me njëri-tjetrin për provën javore, me ta bashkohet edhe Genta. Liami kujton ditët e javës e thotë se e shtuna është shumë afër dhe se ditët po ikin shumë shpejt. “Genta, ke frikë për të shtunën?”, e pyet ai. “Jo”, përgjigjet Genta. Liamit dhe Gertës i duket pak e nxituar kjo përgjigje dhe siguri e tepruar nga ana e Gentës. Ata e pyesin sërish të habitur dhe ajo i sqaron se ditën e parë, pasi ka marrë vesh lajmin se është nominuar, e ka përjetuar më keq dhe se ka menduar që edhe mund të dalë, ndërsa tani është më e sigurt. “Më vjen pak keq ngaqë jam me Gracianon”, shprehet ajo. Ndërsa në kuzhinë është Liami, Genta, Gerta dhe Erioni, të cilët janë duke ngrënë darkë. Ata kujtojnë ngjarjet në shtëpi, duke i krahasuar me javën e parë të qëndrimit të tyre në shtëpi. Ata flasin për fillimet e lidhjes midis Françeskës e Ermalit. Gerta mendon se Françeska dominon mbi Ermalin dhe se nëse vetëm njëri prej tyre duhet të shkojë në finale, atëherë ajo duhet të jetë Françeska. “Nëse unë i flas Ermalit, më kthen përgjigje Françeska”, shprehet Liami. “Françeska është më e zonja”, thotë Gerta. Ndërsa Liami thotë se ai prandaj ka zgjedhur Françeskën për t’ia dhënë zarat, pasi Ermalin nuk e njeh ende.


Françeska e Gerta, plane për të bërë këngë bashkë


Françeska e Gerta qëndrojnë duke biseduar në dhomën e gjumit e teksa flasin për këngëtarë të ndryshëm, planifikojnë që kur të dalin të bëjnë një këngë bashkë. Françeska e vë në dijeni Ermalin për këtë gjë, por ai qëndron indiferent. Gerta u thotë banorëve se ka ngjashmëri me një këngëtare shqiptare, e ata diskutojnë për këtë gjë e nuk bien dakord. Geri këmbëngul që i ngjan dhe thotë që disa herë e kanë ngatërruar me të, e i kanë kërkuar autografe duke menduar se është ajo.


Liami, Françeskës: Je insekt, nuk e kuptoj gjuhën tënde


Françeska e Liami teksa qëndrojnë në oborr, ngacmohen me fjalë me njëri-tjetrin. Françeska thotë me ironi se Liami frymëzohet nga moti, por ai i përgjigjet se frymëzohet nga çdo gjë aty brenda, madje dhe nga Ermali e Françeska. Ajo e pyet nëse duhet ta marrë pozitivisht apo negativisht këtë gjë, e ai thotë se dhe tri javë lojë kanë mbetur e tani do t’i nxjerrë në pah anët negative Françeskës. Françeska e pyet se çfarë anësh negative ka e Liami i përgjigjet se ajo ka komunikim të tillë. Françeska thotë se Liami nuk ka se ku të kapet me të e ka dy muaj që nuk e ka arritur këtë gjë. Liami thotë se Françeska është negative që nga fillimi, por ajo kundërshton e thotë se është njësoj sikur ajo ta quajë Liamin negativ meqenëse depilohet. Liami i përgjigjet: “Më fal, por nuk e flas gjuhën e insekteve” e i kthen kurrizin. Françeska thotë se ky gjest i Liamit tregon që ai nuk ka aftësi të përballet me të. Liami i thotë se Françeska i është bërë si merimangë që i sillet nëpër këmbë, por ajo i thotë se merimanga mund ta pickojë. Liami i thotë: “Kap Ermalin dhe rrini në ndonjë cep duke u përkëdhelur”, e ajo i përgjigjet se i pëlqen të kapet me të gjithë, ndërsa me Ermalin është afërmendsh. Liami i thotë Françeskës se do të merret dhe me të me gjoksin përpara, e Françeska përgjigjet se po e pret, e madje ka dy muaj e Liami nuk ka bërë asnjë reagim ndaj saj. Ai i thotë: “Je insekt, nuk ta kuptoj gjuhën” e ajo i thotë se mesa duket e paska bezdisur, pasi i është ngjitur.