Merkato
Gonzalo Higuain mund të jetë duke jetuar ditët e tij të fundit si lojtar i Real Madridit. Gjatë festimit të titullit Kampion në sheshin “Cibeles”, sulmuesi argjentinas kishte të veshur një bluzë të firmosur nga të gjithë shokët e ekipit, në të cilën shkruhej: “Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë!”. Sipas ‘El Confidencial’, Higuain me siguri që do të largohet nga klubi madrilen pas pesë vitesh e gjysmë, ku ka shënuar 103 gola në 218 ndeshje. Bomberi ka marrë një ofertë nga Bajern Mynshen dhe ai është shumë i tërhequr nga ideja për të luajtur me klubin bavarez. Të tjerë klube të interesuar për të janë Juventus, Mançester Siti, Çelsi dhe Paris Saint Germain.