Haxhinasto dënon arrestimet e shqiptarëve në Preshevë

MPJ:Akte të tilla nxisin konflikte mes komuniteteve. Protestë mbarëpopullore në Bujanovc

 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arrestimeve të shqiptarëve në Preshevë, duke i cilësuar me prapavijë politike dhe të qëllimshme, në prag të fushatës zgjedhore. Shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto ka deklaruar se: “ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend”. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE. Ndërkaq, mesditën e sotme, në Bujanovc do të zhvillohet një protestë mbarëpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe. Protesta pritet të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore. Para mbajtjes së protestës, Këshilltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit. Pesë të rinjtë shqiptarë janë arrestuar me pretendimin se dyshohen të kenë kryer krime lufte gjatë konfliktit në jug të Serbisë në vitin 2001.

 

5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

MPJ:Akte të tilla nxisin konflikte mes komuniteteve. Protestë mbarëpopullore në Bujanovc

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arrestimeve të shqiptarëve në Preshevë, duke i cilësuar me prapavijë politike dhe të qëllimshme, në prag të fushatës zgjedhore. Shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhinasto ka deklaruar se: “ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend”. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE. Ndërkaq, mesditën e sotme, në Bujanovc do të zhvillohet një protestë mbarëpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.

Protesta pritet të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore. Para mbajtjes së protestës, Këshilltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc do të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanovcit.

5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 5 Maj 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Artur

    …Kto pamje tregojne sa vlejme ne SHQIPTARET ne syte e botes. Keta djem shqiptar te arrestuar ne rastin me te mire jane HEROJ, ne rastin me te keq s’jane marre fare me lufte! Sot eshte 5 maji e ne Shqiperi festohet si dita e deshmoreve, e pra eshte rast i mire te kujtohet e te sensibilizohet te pakten gjithe Shqiperia per kete poshterim te radhes qe na behet…jo vetem duhet te flasin por edhe duhet te mbajne qendrim me mjetet qe kane dispozicion, presidenti Topi, kryeministri Berisha, ish ministri jashtem Meta, Jozefina qe thote qe i ka pasion marredheniet me jasht, Lulzim Basha dhe ministri aktual i MPJ Haxhinasto qe nje deklarate e ka bere por s’duhet te mjaftohet me aq!

  • Prometeu2

    Foli me ne fund edhe MPJ!