Xhudo
Me 820 pikë të grumbulluara dhe me vendin e gjashtë në renditjen botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi e ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Federata Botërore publikoi renditjen në faqen e saj dhe kjo u jep fund dilemave lidhur me xhudisten kosovare. Problemi i vetëm që mbetet të zgjidhet është se për cilën kombëtare do të garojë Kelmendi. Më 23 maj, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) merr në shqyrtim mundësinë që Kosova të marrë ose jo pjesë në Olimpiadë. Federata Botërore e Xhudos e ka njohur Federatën e Xhudos të Kosovës dhe kjo jep shpresë, por nëse Kosovës nuk i njihet e drejta për të marrë pjesë në Londër 2012, atëherë Kelmendi mund të marrë pjesë si përfaqësuese e Shqipërisë.