Provokimet e Daciç rrezikojnë konflikt të ri në Luginën e Preshevës
Arrestimet e fundit të tetë të rinjve tanë në Bujanoc duke se kanë revoltuar më së shumti ish-luftëtarët e UCPMB-së. “UCPMB është gjallë, provokimet serbe mund të riakitvizojnë ushtrinë tonë, nëse Serbi nuk e ndal turrin e aksioneve policore, politikën diskriminuese dhe antishiptare në Kosovën Lindore..» kanë pohuar sot ish-luftëtarët dhe komandantët e UCPMB-së për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”.
Lidhur me aksionet e fundit të forcave policore serbe në vendbanimet shqiptare në Bujanoc fillimisht ish-oficerë i lartë i UCPMB-së kapiten Lulzim Ibishi-Komandant “Luli” për “Presheva jonë” ka deklaruar : “Me veprimet e fundit kriminale të banditëve serbë me uniforma policore në fshtarat shqipatre në Bujanoc, duket se Serbisë nuk është kah ju intereson dialogu e as stabiliteti, por lufta. Nëse e kërkon atë, sigurisht edhe do ta gjejë…As Dacic e as Beogradi nuk duhet të harrojë se UCPMB nuk i ka lënë teshat e ushtrisë për gjithmonë”…
Në vazhdim kapiten Lulzim Ibishi pohon se “aksionet e fundit të policisë serbe në Tërnovc dhe Breznicë duke arrestuar të rinjtë tanë në orët e mëngjesit, duke bastisur e shqetësuar fëmijët shqiptarë në gjumë ne emër të “krimeve të luftës” kjo ofensivë është e padurueshme dhe diçka më shumë se arrestime, është terror mbi popullatën shqiptare që Dacic dhe Serbia ndërmori vetëm 48 orë para zgjedhjeve në Serbi… Ata djemtë e arrestuar që 15 vjet gjenden në Bujanoc dhe tash, fill dy ditë para zgjedhjeve në Serbi si mund të bëhen kriminelë, u bëhen terroristë, pse nuk u arrestuan më parë. Ky është maskarallëk që vetëm Serbia mund ta bëjë, arrestime këto të cilat Daciç po i përdor për fushatë dhe me qëllim të futjes së frikës dhe panikus për qëllime të spastrimeve etnike”… 5 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)