Santos
Një zë autoritar ka dalë kundër kalimit të yllit më shpresues të futbollit brazilian në Madrid. Ky është presidenti i Santosit, Alvaro Ribeiro, i cili nuk dëshiron në asnjë mënyrë që Nejmar të vihet nën urdhrat e Zhoze Murinjos. Është paksa i habitshëm arsyetimi i Ribeiros për këtë këshillë që i jep 20-vjeçarit. “Nuk e imagjinoj dot Nejmarin duke punuar me një trajner që ka si moto të tij disiplinën, theksoi numri një i Santosit, më hyjnë drithërimat kur e mendoj. Nëse ai do të shkonte te Reali, Murinjo do të firmoste fundin e njërit prej talenteve më të mëdhenj të botës”.