Gjendet e varur në një lak të krijuar me rrobat e trupit. Shpëton falë ndihmës së shpejtë
Ngjarja tragjike në Bajram Curri, ku gruaja 31-vjeçare vrau me armë zjarri burrin dhe një person tjetër që mendohet të ketë qenë i dashuri i saj, vazhdon të përjetohet si një nga ngjarjet më të rralla të ndodhura ndonjëherë në këtë zonë. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, ku Manjola Dollapaj vrau burrin Eduart Dollapaj dhe të riun Kaçanik Gjyriqi, policia nuk ka dhënë shumë detaje përveç fakteve që u bënë të njohura një ditë më parë. Gruaja ka pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa policia ka sekuestruar armën e krimit si dhe ka mbledhur gëzhojat në vendngjarje.
Burim të spitalit të Bajram Currit dhe që konfirmohen nga policia thonë se gruaja ka tentuar të vetëvritet ndërsa mbahet e paraburgosur në qelitë e komisariatit. Një mjek i spitalit tha se gruaja ishte dërguar në mëngjes në spital në gjendje të destabilizuar shpirtërore dhe me gjurmë të një tentative vetëvrasjeje. “E ndodhur në kushtet e një depresioni të thellë ka tentuar të vritet, duke u varur me rrobat e trupit”, tha një burim i afërt me policinë. Pas një kure të shpejtë në spital, ajo është kthyer përsëri në qeli të paraburgimit dhe po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë. Edhe mjekët kanë pohuar se gruaja ishte në depresion të thellë dhe se vetëm ndërhyrja e policisë dhe dërgimi në spital e kishte shpëtuar.
Ajo vetë ka rrëfyer se është shumë e penduar për vrasjen e burrit, për të cilin ka këmbëngulur se e ka vrarë pa dashje. “Kur pashë se po zihej me një të panjohur në banjë, mora automatikun dhe qëllova në drejtim të të panjohurit”, ka thënë ajo. Por ky version nuk e ka bindur policinë, të paktën tani për tani. Varianti i policisë, bazuar në provat e mbledhura në vendngjarje, tregon se vrasja është bërë te shkallët, ndërsa më pas gruaja ka futur në banjë dy trupat e pajetë për të treguar alibinë e një sulmi nga 27-vjeçari.
Menjëherë pas vrasjes së burrit dhe 27-vjeçarit gruaja ishte larguar nga shtëpia, duke u strehuar te motra e saj, në fshatin Bujan, pak kilometra larg Bajram Currit, ku e kishte gjetur policia. Sapo është arrestuar, ajo ka pranuar autorësinë e vrasjes, por ka mohuar të ketë pasur lidhje me personin që ndodhej në shtëpinë e saj atë natë. Ajo ka dhënë alibinë, sipas së cilës ka rrëmbyer automatikun për të vrarë personin që ishte i huaj në shtëpi dhe jo burrin e saj. Ky i fundit, një punëtor i sjellshëm gjeologjie dhe minierash nuk duhej të ndodhej në shtëpi atë natë. Një burim nga Bajram Curri tregon se ardhja e të shoqit në shtëpi ka qenë një rastësi, pasi ai punonte me sistem 24 orësh dhe nuk dihet nëse ishte rastësi apo jo. Në shtëpi atë natë ka qenë vetëm i biri i Dollapajve, 6 vjeç. Në opinionin e qytetit, ngjarja interpretohet si një histori intime e gruas 31-vjeçare ndërsa kthimi i burrit si një rastësi fatale.
Burri i vrarë ishte njeri i sjellshëm dhe punonte në gjeologji me turne 24-orëshe
Versioni: Dyshimet
Gruaja ka këmbëngulur se burrin e ka vrarë pa dashje kur ai po përleshej me një të panjohur në banjën e shtëpisë. Por policia thotë se vrasja nuk ka ndodhur në banjë, por në shkallët e pallatit dhe pastaj trupat janë tërhequr brenda