Aktorja është shprehur krenare se mund të krahasohet me bukuroshet 20-vjeçare
Me një trup, që do ta kishin zili edhe 20-vjeçarete, Sofia Vergara tashmë 39-vjeçare, është shfaqur gjithë sharm në numrin e muajit maj të revistës GQ në Meksikë. Në disa foto ajo shfaqet shumë seksi, duke mos lënë shumë për të imagjinuar, aq sa revista e cilëson si një lloj “Viagre natyrale”. Në intervistën dhënë për revistën e famshme, Vergara pranon pa drojë se suksesi i saj ka ardhur fal trupit dhe linjave të saj:
“Karriera ime ka ardhur fal paraqitjes sime dhe nuk më vjen turp ta pranojë. Fiziku më ka hapur vërtetë shumë dyer…” ka rrëfyer aktorja.
Ndryshe nga shumë kolege të saj, që shpesh pretendojnë se kanë mundur të bëhen të famshme fal aftësive të tyre, Vergara është treguar më e sinqertë duke thënë se: “Nëse do të isha ndryshe fizikisht, karriera ime do të kishte përfunduar prej disa vitesh”.
Më tej ajo ka treguar se idhulli i saj ka qenë gjithmonë Sofia Loren: “Për mua Sofia Loren përfaqëson një shembull perfekt të bukurisë dhe sex appeal, dhe mënyrës se si këto dhunti i prezantohen publikut”,- ka thënë Sofia për GQ në Meksikë. Sofia Vergara, 39 vjeç, përfundon duke thënë se ndihet krenare për trupin e saj, që i lejon ende të krahasohet me aktore shumë herë më të reja se ajo.
“Ende klasifikohem ndër gratë më seksi të botës së spektaklit, bashkë me aktore të reja si Megan Fox o Mila Kunis, që janë 20 vjet më të reja se unë” thotë Vergara duke shtuar se: “Me të vërtetë është një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem ende në këtë formë”.
6 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)