Ai është parfumi më i veçantë në botë. Dhe të tillë e bëri pikërisht ajo që u bë imazhi i aromës së tij shumë vite të shkuara.
Ylli i kinemasë në vitet ‘50-‘60, Marilyn Monroe, e cila ishte njëkohësisht këngëtare, balerinë, show-girl dhe arriti të shndërrohej në një seks simbol jo vetëm të kohës së saj, por të të gjitha kohërave.
Edhe sot, ku kanë kaluar më se 50 vjet nga vdekja e saj, Marilyn është kthyer në një model të shumë vajzave, dhe jo vetëm atyre të zakonshmeve. Jo pak aktore të Hollivudit janë përpjekur ta imitojnë imazhin e pangatërrueshëm të biondes fatale të kinemasë amerikane.
“Channel”, “e vetmja gjë që Marilyn vishte kur shkonte të flinte”, pas saj, pati si imazh të vetin një numër të madh aktoresh të bukura dhe shumë sensuale siç janë Nicole Kidman apo Audrey Tatou. Por, tani do të ndryshojë disi historia.
Imazhi më i ri i parfumit të famshëm francez do të jetë një mashkull. Aktori hollivudian, Brad Pitt i cili për shumë kohë është cilësuar si një nga meshkujt më seksi të kinemasë, do të përfaqësojë fytyrën më të re të “Channel”-it të famshëm.
Pitt do të jetë i pari mashkull pas një periudhe prej plot 90 vjetësh që do të përfaqësojë parfumin. Siç raporton revista ‘Sun’, aktori dhe regjisori hollivudian do të përfitojë një shifër me shtatë zero për rolin e tij të veçantë. Sipas revistës prestigjioze, Pitt do të fillojë regjistrimin e imazheve publicitare në Londër, gjatë kësaj jave.
9 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)