Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje rrezikon të humbasë 10.15 miliardë korona, (523 milionë euro) përgjatë tri viteve të ardhëshme për shkak të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për të mos rritur tarifat, bën të ditur agjencia Reuters duke iu referuar raportit vjetor të CEZ group për vitin 2011.
“CEZ ka patur konflikte të vazhdueshme me qeverinë shqiptare në lidhje me çmimet e blerjes dhe shitjes së energjisë për degën e saj në Shqipëri, që është 76 për qind nën pronësinë e Çekëve,” shkruan Reuters sot.
“CEZ Shpërndarje SH.A është ankuar për vendimin mbi tarifat pas publikimit të tij në fletoren zyrtare. CEZ Shpërndarje mund të shënojë një impact negativ deri në 10.15 miliardë korona për periudhën 2012-2014 si pasojë e aplikimit të tarifave të reja,” tha CEZ.
Raporti thotë se humbjet pritet të shkaktohen në masën 6.5 miliardë korona nga faturat e papaguara të konsumatorëve. Sipas kompanisë, si pjesë të marrëveshjes së privatizimit qeveria duhet të pasqyrojë këto humbje në çmimin e energjisë. 9 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)